“Kemi ardhur për t’i nxjerrë fytyrën e vërtetë këtij piktorit!”/ Protestuesi ironizon Ramën nga Bulevardi: Është një diktator i vogël!

Ironitë dhe mesazhet therëse ndaj kreut të qeverisë nuk kanë të ndalur në këtë ditë të 18-të të protestës masive që ka mbushur Tiranën. Gjatë fjalimeve të njëpasnjëshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një nga qytetarët ka marrë mikrofonin duke shkaktuar reagime të shumta në turmë me ironizimin e tij të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Jemi këtu për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të këtij piktorit. Këtij diktatorit të vogël!” deklaroi ai mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të qytetarëve të pranishëm në shesh.
Thirrjet “Rama ik!” janë pasuar menjëherë pas kësaj deklarate, ndërsa turma e pozicionuar në aksin kryesor të kryeqytetit po vazhdon qëndresën me pankarta në duar dhe kërkesa të prera për rrëzimin e asaj.
Lexo edhe
POLITIKE
VIDEO- Pamja e veçantë në protestë! Flamingot "parakalojnë" përmes turmës

“Ne po i themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie”/ Protestuesi: Edi Rama të hetohet, ata që sollën vendin në këtë pikë të shko...

Sheshi plot! Emocionon aktori: Për dashurinë jap jetën! Por për Atdheun jap dashurinë

8 ditë revoltë popullore/ Protestuesit shpalosin pankartën: Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim

“Intelektualët kanë mundësi të pastrojnë ndërgjegjjet në këtë rebelim popullor”/ Protestuesi-Ramës: Erdhëm ne, ku do shkosh tani?...

"Rama jepe dorëheqjen!"/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

Zhupa: Rama flet për Europën, por bllokon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

Korça dhe Gjirokastra në protestë, turistët i bashkohen qytetarëve





