‘Kemi dallime për raportin me Beogradin’/ Kurti: Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të qeverive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me homologun e Shqipërisë Edi Rama i ka të mira, por shtoi se nuk pajtohen për të gjitha çështjet, sidomos për qëndrimin ndaj Beogradit zyrtar.
Për mediat në Kosovë, Kurti u pyet nëse ndihet përgjegjës për raportin mes dy vendeve shqiptare.
Kurti tha se nuk beson që të ketë gabuar, duke marrë parasysh se qëllimet e tij kanë qenë të mira.
Ai u ndal më pas te mbledhjet e përbashkëta mes qeverive, duke kujtuar se ajo e parashikuar në vitin 2023 u anulua nga Tirana zyrtare.
“Në dy mbledhjet e qeverisë që kemi pasur, 58 marrëveshje janë nënshkruar. Disa janë zbatuar, disa janë në zbatim e sipër. Disa më shpejt e disa më ngadalë. I diskutuam edhe me ministrin Ferit Hoxha se si të ecim më shpejt. Është dashur të ketë mbledhje të përbashkëta të qeverive.
Kemi bërë dy herë mbledhje midis dy Kuvendeve por mbledhjen midis dy qeverive nuk e kam anuluar unë. Ajo u anulua nga Tirana zyrtare në verën e vitit 2023. Sa më herët ti fillojmë mbledhjet aq më mirë. Por nuk janë mbledhjet kryesore, por takimet midis ministrave.
Përgjegjësi? Nuk besoj që kam gabuar, ndërkohë që kam qëllim të mirë. Nuk mund të kem përgjegjësi unë. Marrëdhëniet me Ramën i kemi të mira, por kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama nuk shpëton dot, fjalim i planifikuar”/ Këlliçi: Kur revolta i shkoi te zyra bëri të përulurin. Kryeministri i korruptuar në palcë!...

Terapia hormonale/ PL kërkon dëgjesë me ministren e Shëndetësisë – Xhixho: Me pasoja afatgjata te fëmijët

Berisha: PD mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

Rama i bie tavolinës me grusht: Nuk ka marinë në Zvërnec!

Rama: Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur, por peisazh i mbrojtur! Klasifikohet kategori e 5-të, lejohet koncepti i bashkëjetesës së nat...





