POLITIKE

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Ballukun përballë presionit të Edi Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 18 December 2025, 23:22
Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Ballukun

Kërkesa e prokurorit Dritan Prençi drejtuar kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut tregon se në përballjen me qeverinë e Edi Ramës, SPAK nuk po tërhiqet. Përkundrazi, dokumenti që është siguruar nga Lapsi.al tregon një qasje të përshkallëzuar, zgjerim të hetimit, shtim të akuzave, rëndim të pozitës penale të zv kryeministres dhe, për pasojë një ekspozim gjithnjë e më të hapur të kryeministrit si mbrojtës politik i saj.

Ajo që bie në sy në dokumentin me pak faqe drejtuar kuvendit, është ajo që prokurori Dritan Prençi e përshkruan si “një personalitet që mund të kryejë krime të rënda”, me rrezik real për hetimin, për provat dhe për interesin publik të Belinda Ballukut.

Hetim në arkivat e tenderave dhe PPP e rrugëve

Në fillim hetimi ndaj Belinda Ballukut lidhej me dy çështje kryesore, ndërtimin e tunelit të Llogarasë me vlerë rreth 190 milion euro dhe Loti 4 i unazës së madhe të Tiranës. Tani, sipas vetë SPAK, kjo pamje është zgjeruar ndjeshëm.

Lista e procedurave që SPAK rendit tregon shtrirjen e mëtejshme të hetimit në pothuajse të gjithë investimin e Unazës, por edhe për procedurën e PPP për Thumanë-Kashar.

Në dokument përmenden konkretisht, procedura PPP për “Thumanë Fushë Krujë Vorë Kashar”, me vlerë të parashikuar 245.750.755 euro, një nga koncesionet më të mëdha rrugore në vend. Po ashtu, procedurat për “Sheshi Shqiponja Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”, segmentet “Sheshi Shqiponja Bulevardi i Ri, Loti 2”, “Sheshi Shqiponja Bulevardi i Ri Shkozë”, si dhe lotet 5, 6 dhe 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fonde që kapin miliarda lekë secila.

SPAK shkon edhe më tej duke renditur përfituesit konkretë të këtyre procedurave, kompani si “Salillari” shpk, “IDK Konstruksion” shpk, “ED Konstruksion” shpk, “Albi Star” shpk, “GPG Company” shpk, “Senka” shpk, “Gjoka Konstruksion” sha, “Alko Impex General Construction” shpk dhe “27” shpk.

Sipas prokurorisë, për këto subjekte janë krijuar “avantazhe dhe privilegje të padrejta”, në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe ligjin për konfliktin e interesit. Praktikisht bëhet fjalë për një skemë të madhe që kishte nën kontroll kapjen e plotë të sistemit të prokurimeve.

Presion mbi dëshmitarë dhe punonjës të ministrisë

Një nga pikat më të rënda të kërkesës është pretendimi për ndërhyrje direkte të Ballukut mbi dëshmitarë dhe vartës, edhe pasi ajo është njohur zyrtarisht me akuzat.

Në kërkesën e Prençit shkruhet se “Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët.”

SPAK e konkretizon këtë pretendim, duke përmendur edhe një rast specifik. “Nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku… ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K., vartëse e saj.” Lapsi.al ka raportuar më parë se bëhet fjalë për Mirzeta Kashnicën, një prej antareve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Ky paragraf mund të konsiderohet thelbësor për kërkesën e arrestit të Ballukut. Në çdo jurisprudencë penale, presioni mbi dëshmitarë, sidomos kur vjen nga një autoritet i lartë shtetëror, përbën një vijë të kuqe që e bën masën e arrestit të justifikueshme.

Po ashtu, prokurori vëren se një pjesë e dokumentave që nevojiten për hetimin “gjenden në institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qëndror që drejton vetë kjo shtetase, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtarë, vartës të kësaj të pandehure etj”

Pasi thotë se Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave, SPAK thotë se “është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar tek dëshmitarët”.

Një tjetër shtyllë e fortë e kërkesës është fakti se Balluku, duke qenë ende në detyrë, ka mundësi reale të përsërisë të njëjtat vepra penale. “Rreziku se e pandehura, për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.”

Prokuroria e lidh këtë rrezik drejtpërdrejt me funksionet që ajo ushtron. “Sidomos në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pandehura menaxhon në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera.”

Me fjalë të thjeshta, akuza thotë se problemi nuk është vetëm çfarë ka ndodhur, por çfarë mund të vazhdojë të ndodhë ndërkohë që ajo ka ende akses në vendimmarrje dhe fonde publike.

Persona të tjerë nën hetim dhe rreziku i largimit nga vendi
Ajo që bie në sy nga pohimet e prokurorit është se hetimi do të vijojë të zgjerohet më tej. Nuk do të kufizohet vetëm te Belinda Balluku dhe dy dosjet fillestare, por edhe tek persona të tjerë.. “Hetimi i procedimit penal nr. 136 të vitit 2025 ka si objekt edhe fakte të tjera penale dhe persona të tjerë të implikuar në ndodhjen e këtyre fakteve.”

SPAK nënvizon gjithashtu se po hetohen veprimet e saj edhe “në një procedurë koncesioni”, duke lënë të kuptohet se dosja është ende në fazë zgjerimi.

Një tjetër element klasik, por i rëndësishëm, është rreziku i largimit nga vendi të Belinda Ballukut. “Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që dyshohet se ajo ka kryer” thuhet në dosje.

Në analizë penale, ky është argument standard, por në këtë rast lidhet me peshën e akuzave dhe me faktin se bëhet fjalë për një zyrtare të nivelit më të lartë shtetëror.

Vota e Partisë Socialiste si barrikadë e hetimit

Në këtë kontekst, me çdo deklaratë në mbrojtje të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama futet akoma më thellë në rolin e avokatit të një prej çështjeve më të mëdha të korrupsionit që është hetuar nga SPAK.

Faktet janë të shumta, shifrat marramendëse dhe dëmi ekonomik potencial është aq i madh, sa mbrojtja e Ballukut është mbrojtja e një modeli qeverisjeje të bazuar në vjedhjen e fondeve publike.

Rama duket i bllokuar mes dy fronteve, nga njëra anë SPAK dhe në anën tjetër presioni ndërkombëtar për ndëshkimin e korrupsionit. Por dosja rrezikon të mos ndalet te një emër i vetëm dhe tashmë përgjimet kanë nxjerrë edhe emrin e Edi Ramës. Prandaj në mesazhin e fundit për qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste në parlament, ai ishte i paqartë, sepse sa më fort e mbron Ballukun, aq më shumë provon se po mbron veten e tij./Lapsi

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?