POLITIKE

Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Klimë gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 17:13
Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Klimë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit. Në reagim theksohet se rasti nuk mund të trajtohet si një episod i vetëm dhe se kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim

PD kërkon identifikimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit; zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara; identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave mbi bazën e të cilëve kanë vepruar pa uniformë; dhe vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së gazetarit Osman Stafa.

Deklarata: 

Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin me vdekje ndaj gazetarit të Neës24, Osman Stafa, pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit. Katër personat me veshje civile të dokumentuar në pamje gjatë ndalimit të një protestuesi janë punonjës policie. Fakti që efektivë të Policisë së Shtetit ndërhyjnë pa uniformë dhe pa shenja identifikuese ndaj protestuesve paqësorë ngre shqetësime serioze për veprime të paligjshme dhe përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Kërcënimi ndaj gazetarit pas publikimit të këtyre pamjeve nuk mund të trajtohet si një episod i zakonshëm. Ai duhet hetuar urgjentisht, duke përcaktuar jo vetëm autorin e mesazhit, por edhe nëse kërcënimi lidhet me ekspozimin e punonjësve të policisë dhe me veprimtarinë profesionale të gazetarit. Kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim. Kur gazetarët kërcënohen sepse dokumentojnë sjelljen e policisë, synimi është i qartë: të heshtet media, të fshihen abuzimet dhe qytetarët të privohen nga e drejta për të ditur të vërtetën.

Partia Demokratike kërkon:

-identifikimin dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit;
-zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara;
-identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave mbi bazën e të cilëve kanë vepruar pa uniformë;
-vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së gazetarit Osman Stafa.

Heshtja ose zvarritja nga institucionet do të përbënte mbrojtje politike për kërcënuesit dhe një mesazh frikësues për çdo gazetar që guxon të dokumentojë abuzimet e pushtetit.

Partia Demokratike qëndron në solidaritet të plotë me Osman Stafën dhe me çdo gazetar që mbron interesin publik.
Narkopolicia nuk do ta fitoje betejen me fjalën e lirë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?