Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

"Kërkoj të mos dënohem për një veprim që nuk e kam kryer"/ Beqaj: Nuk mund të akuzohem për vjedhje vetëm sepse kam qenë ministër

P
Piranjat20 June 2026, 11:09 · 6 min lexim
"Kërkoj të mos dënohem për një veprim që nuk

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate të publikuar nga avokati i tij në rrjetet sociale, Beqaj shprehet se nuk mund të akuzohet për vjedhje vetëm sepse ka qenë ministër.

Ai thotë se fillimisht është hetuar për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Ndërsa shton se pas 6 viteve hetime, ndaj tij nuk ka akuzë për korrupsion pasiv, pasi akuza ndaj tij është ndryshuar në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. 

Ish-ministri i Shëndetësisë shtroi pyetjen se "Çfarë kam vjedhur unë?", pasi sipas tij askush, në cilësinë e ministrit, përfshirë atë vetë, nuk është pjese e asnjë prej hallkave të zinxhirit administrativ te zbatimit të kontratave. Në fund, ai tha se në cilësinë e ministrit ai nuk ka pranuar shërbimin, nuk ka verifikuar realizimin e shërbimit, nuk ka pranuar faturë apo nuk ka ekzekutuar pagesë.

Deklarate e plotë e ish-ministrit, Ilir Beqja e publikuar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj:

Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:

Nuk mund të akuzohesh për vjedhje vetëm sepse ke qenë ministër.

Në procesin penal për koncesionin e menaxhimit të integruar të instrumentarit kirurgjikal, si minister i shendetesise, fillimisht jam hetuar për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Pas 6 viteve hetime, ndaj meje nuk ka akuzë për korrupsion pasiv. Pra, nuk pretendohet se kam kërkuar, marrë apo më është premtuar ndonjë përfitim.

Nuk ka akuzë për korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv për askënd tjetër. Nuk ka as akuzë për shkelje të barazisë në tendera për askënd. Pra, nuk pretendohet se gara është zhvilluar në mënyrë penalisht të paligjshme. Për rrjedhoje kontrata është e ligjshme.

Pas gjithë kësaj, akuza ndaj meje është ndryshuar në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Por këtu lind pyetja themelore: Çfarë kam vjedhur unë? Askush, në cilësinë e ministrit, përfshirë mua, nuk është pjese e asnjë prej hallkave të zinxhirit administrativ te zbatimit të kontratave.

Unë, në cilësinë e ministrit:

Nuk kam pranuar shërbimin;

Nuk kam verifikuar realizimin e shërbimit;

Nuk kam urdhëruar pagesë;

Nuk kam qenë administrator i drejtpërdrejtë i buxhetit të FSDKSH-së;

Nuk kam qenë ruajtës i parave të shtetit;

Nuk akuzohem se kam marrë ndonjë shumë të hollash nga arka e zyrës së financës së Ministrise;

Nuk kam akuzohem se kam marrë sende nga zyra e ministrit dhe i kam dërguar në shtëpi.

Pagesat janë kryer nga FSDKSH drejt koncesionarit mbi bazë kontrate, faturash, pranimi shërbimi dhe përmes Thesarit të Shtetit.

Nëse faturimi ka qenë i rregullt, atëherë kemi pagesë kontraktore, jo vjedhje.

Për shoqerine koncesionare nuk ka asnje akuzë penale. Për administratorin e shoqërisë konçesionare nuk ka asnje akuzë penale. Për personin që ka lëshuar faturat nuk ka asnje akuzë penale. Për personin/at që kanë pranuar shërbimin nuk ka asnje akuzë penale.

Si mund të jem unë autori i vjedhjes, kur nuk kam prekur asnjë hallkë të faturimit, pranimit të shërbimit, urdhërimit apo ekzekutimit të pagesës?

Nuk mund të merret një pagesë e rregullt kontraktore, e kryer me faturë dhe përmes Thesarit, dhe të quhet “vjedhje” vetëm sepse kam nënshkruar kontraten si ministër.

Përgjegjësia penale është personale.

Nuk dënohesh për perceptim publik.

Nuk dënohesh për funksionin që ke mbajtur.

Nuk dënohesh për titullin “ministër”.

Dënohesh vetëm nëse provohet veprimi apo mosveprimi yt konkret penal.

Në këtë rast, veprimi im konkret i vjedhjes nuk ekziston.

Nuk ka provë që kam marrë para.

Nuk ka provë që kam përfituar.

Nuk ka provë që kam urdhëruar pagesa.

Nuk ka provë që kam pranuar shërbime.

Nuk ka provë që kam pranuar fatura.

Nuk ka provë që kam marrë pjesë në ndonjë faturim të rremë.

Atëherë çfarë mbetet?

Mbetet vetëm një përpjekje për ta kthyer përgjegjësinë politike ose administrative të një ministri në akuzë për vjedhje.

Kjo nuk është drejtësi penale.

Në një shtet të së drejtës, akuza për vjedhje kërkon pakësim ose përvetësim të pasurisë së tjetrit pa pëlqim të vlefshëm të pronarit. Kërkon akt konkret. Kërkon dashje. Kërkon vlere konkrete. Kërkon përfitim të padrejtë.

Asnjë nga këto nuk provohet ndaj meje.

Prandaj akuza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” është e pabazuar.

Kërkoj të mos akuzohem për vjedhje pa u treguar shuma e vjedhur.

Kërkoj të mos dënohem për një veprim që nuk e kam kryer.

Kërkoj të mos zëvendësohet prova me perceptim.

Kërkoj të mos zëvendësohet ligji me paragjykim.

Nesër do te komunikoj me ju pse akuza për vjedhje sipas Kodit Penal Shqiptar nuk plotëson parimet e ligjshmërisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.