POLITIKE

Këshilltari amerikan për gjeopolitikën: Protestat kundër Ramës janë shenjë e pakënaqësisë për mungesën e progresit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 19:05
Këshilltari amerikan për gjeopolitikën: Protestat kundër

Këshilltari ndërkombëtar për çështjet gjeopolitike, Mark J. Finlay, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar veçanërisht karakterin paqësor dhe mënyrën e organizimit të tyre. Në një intervistë për News24, Finlay tregoi se gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar biseda me qytetarë dhe persona të përfshirë në protestë. Sipas tij, shqetësimet që ka dëgjuar lidhen kryesisht me perceptimin për mungesën e progresit, transparencës dhe drejtësisë, si dhe me nevojën për ndryshim.

Ai tha se i ka bërë përshtypje fakti që protestat kanë vijuar për një periudhë të gjatë pa incidente të rëndësishme, duke i cilësuar ato si të disiplinuara dhe me një mesazh të qartë politik. Finlay nënvizoi se nuk ka ardhur në Shqipëri për të dhënë qëndrime politike, por për të dëgjuar qytetarët dhe për të kuptuar nga afër situatën. Ai tha se informacionin e mbledhur gjatë vizitës synon ta përcjellë edhe pas kthimit në Uashington, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues politikë.

Sipas tij, edhe pse një projekt konkret mund të ketë shërbyer si shkak fillestar për mobilizimin e protestuesve, pakënaqësia që ai ka konstatuar është shumë më e gjerë.

“Protestat kanë të bëjnë me mungesën e progresit dhe dëshirën për ndryshim”, u shpreh Finlay, duke shtuar se nga bisedat me qytetarët ka kuptuar se çështjet e Zvërnecit apo Sazanit janë vetëm një pjesë e shqetësimeve.

Ai veçoi veçanërisht kërkesat për më shumë transparencë, drejtësi dhe mundësi ekonomike. Sipas Finlay, të rinjtë shqiptarë kërkojnë perspektivë dhe kushte më të mira për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vend.

Duke iu referuar edhe përvojave të tij në Irlandën e Veriut, ai tha se protestat e zgjatura mund të shoqërohen me vështirësi në ruajtjen e rendit, veçanërisht kur përfshihen të rinj. Megjithatë, sipas tij, ajo që ka parë në Tiranë ka qenë një lëvizje e organizuar dhe paqësore.

Në përfundim, Finlay theksoi se vendimi për të ardhmen politike të vendit u takon vetë shqiptarëve, ndërsa ai synon të përcjellë në SHBA atë që ka parë dhe dëgjuar gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?