Kim Mehmeti porosi protestuesve: Ju jeni investimi më i madh strategjik që është bërë në Shqipëri!

Nga Kim Mehmeti
Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse kështu e zbukuroni Shqipërinë dhe vetëm kështu do ta mposhtni Piktorin, i cili nuk e kursen as familjen e Presidentit amerikan për ta mbuluar fytyrën vetjake të shkatërrimtarit të shqiptarisë.
Brohorimat tuaja kundër plehut politik tridekadësh, që ka mbuluar mëmëdheun, janë ftesa më e sinqertë për investitorët e huaj dhe investimi më i madh strategjik që ndonjëherë është bërë në Shqipëri.
Jo vetëm se po e largoni plehun politik që e ka mbuluar dhe po e kalb Shqipërinë, por ju po e shpëlani edhe mëkatin e gjeneratës sime, e cila ju la në duart e burrështetasve, të cilëve nuk do t’u besohej as një fermë pulash, ngaqë do t’i hanin shpendët dhe do t’i vidhnin vezët.
Mos bini pre e “mendjendriturve” të shumtë që dalin nëpër ekranet e televizioneve të financuara nga krimi, duke e mbrojtur Piktorin, sepse ata për këtë paguhen dhe, nëse bie punëdhënësi i tyre, ata mbeten pa grazhdin ku majmen dhe pa baltën e turpit, ku përpëliten si derra.
Jo vetëm tani, por gjithmonë, Shqipëria do të mburret me ju e do të turpërohet nga ata që sot duan ta heshtin dhe ta komprometojnë zërin tuaj të sinqertë rinor, i cili mëmëdheut ia freskon damarët e shpresës dhe krenarisë.
Lexo edhe
POLITIKE
Politico: Rreth 200 mijë shqiptarë zbresin në shesh kundër tij, Rama tërbohet dhe i quan hajvanë e fashistë

Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare

“Diaspora blen ilaçet për prindërit në Shqipëri”/ Protestuesja: Ky vend është harruar nga politikanët

Vendimi i bujshëm/ Deputetja socialiste braktis PS: Prej sot jam e pavarur!

Mijëra qytetarë në shesh kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

I braktisur nga këshilltarët? Rama publikon një ‘roman’ për Zvërnecin, këshillohet me ChatGPT

“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë" - Qindra shqiptarë mblidhen në Mynih për të protestuar kundër Qeverisë

Malaj: Rama po e çon vendin drejt përçarjes, duhet të largohet urgjentisht!





