Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
POLITIKE

KLGJ sfidon Kuvendin e qeverinë/ Pas vendimit të GJK, rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

P
Piranjat26 August 2026, 17:17 · 2 min lexim
KLGJ sfidon Kuvendin e qeverinë/ Pas vendimit të GJK, rriten pagat e

Teksa Kuvendi dhe qeveria hezituan të vinin në zbatim vendimin e GJK mbi llogaritjen e pagës së gjyqtarëve e prokurorëve, KLGJ u parapriu dy institucioneve, atij ekzekutiv dhe legjislativ.

Në vendimmarrjen e kësaj të mërkure, 26 gusht, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mbodh për të përllogaritur pagën e magjistratëve, sipas përcaktimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, duke i dhënë fund pasigurisë në të cilën qeveria vendosi pushtetin gjyqësore gjatë këtyre muajve.

Burime për Syri.Net bëjnë me dije se vendimi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u mor me votë unanime nga ana e 11 anëtarëve të KLGJ brenda mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë.

Ky vendim detyron Ministrinë e Financave të garantojë mbështetjen e duhur buxhetore, sipas pikës 1 të vendimit:

"Të miratojë pagën referuese bazë për magjistratin (gjyqtar), sipas arsyetimit të vendimit nr. 15/2026 dhe vendimit nr. 35/2022, të Gjykatës Kushtetuese, referuar përcaktimeve në VKM-në nr. 325/2023, të ndryshuar, kategoria e lartë drejtuese “Kategoria I”, klasa e pagës “Klasa 1-2”, të përbërë nga paga për pozicion (në shumën 222,425 lekë, sipas klasës) plus shtesa e nivelit të kualifikimit “Grupi i diplomës 1” (në shumën 14.000 lekë), për periudhën nga data 01 gusht 2026 e në vazhdim".

Po ashtu, vendimi i sotëm i KLGJ është detyrues për Ministrinë e Financave dhe ka efekt prapaveprues, referuar pikës 4 të vendimit të KLGJ.

“Departamenti i Programimit dhe Administrimit të Buxhetit dhe njësitë përgjegjëse për buxhetin në gjykatat e të tre niveleve, të përllogarisin efektin financiar të rillogaritjes së pagës referuese bazë për të gjitha funksionet gjyqësore për periudhën 01 prill 2023 deri në 31 korrik 2026, sipas VKM-së nr. 325/2023, të ndryshuar”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.