Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
POLITIKE

Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë, kundër Ramës: Do bëjmë dëgjesë publike në çdo fshat. Jam në shërbim të qytetarëve, karrigia e përkohshme

P
Piranjat 6 August 2026, 12:48 · 2 min lexim
Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë,

Këshilli Bashkiak i Klosit zhvilloi të enjten  një mbledhje të jashtëzakonshme për të mbledhur mendime dhe ide në raport me propozimin e mazhorancës parlamentare për reformën administrativo-territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonës.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Hazbie Dedolli bëri të ditur se mbledhja ishte thirrur me kërkesë të këshilltarëve për të diskutuar dhe miratuar një qëndrim zyrtar kundër këtij propozimi.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave.

Në mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri të ditur se projekt-propozimi i reformës ka mbërritur në bashki dy ditë më parë. Ajo sqaroi se dokumenti parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik, gjatë së cilës do të zhvillohen dëgjesa me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Kryebashkiakja theksoi se do të jetë në krah të banorëve dhe se do të përfaqësojë vullnetin e tyre në çdo fazë të procesit, duke garantuar se qëndrimi i Bashkisë Klos do të bazohet te mendimi i komunitetit.

Në përfundim të mbledhjes kryetarja socialiste e Bashkisë Klos,Valbona Kola deklaroi se në ditët në vijim do të nisin dëgjesat publike në të gjithë territorin e Bashkisë Klos, ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me reformën administrativo-territoriale.

“Do të bëjmë dëgjesë publike në çdo fshat. Unë si e zgjedhur do të jem me mendimin e qytetarëve. Nëse qytetarët kundërshtojë bashkimin me Matin, jam me ta. Jam shërbëtore e popullit të Klosit, karrigia e përkohshme”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.