KLSH nxjerr shkeljet në Ministrinë e Kulturës/ Zhupa: Punime pa leje në Mozaik, Galeri dhe Universitetin e Arteve

Deputetja e opozitës Ina Zhupa ka reaguar në Facebook pas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për disa projekte të Ministrisë së Kulturës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë zhvilluar punimet në institucione të rëndësishme të artit dhe kulturës.
Në reagimin e saj, Zhupa i referohet Mozaikut të Tiranës, Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Universitetit të Arteve, ku, sipas saj, KLSH ka evidentuar probleme me lejet e ndërtimit, pagesat, ndryshimet e projekteve dhe procedurat e miratimit.
Sipas Zhupës, bëhet fjalë për raste ku punimet kanë nisur përpara miratimit të dokumentacionit përkatës, ndërsa në disa raste ndryshimet në projekt dhe preventiv janë bërë pasi punimet kishin përfunduar.
Për Mozaikun e Tiranës, Zhupa sjell si problem nisjen e punimeve pa miratimin dhe zbardhjen e lejes së ndërtimit.
Ndërsa për Galerinë Kombëtare të Arteve, sipas saj, punimet kanë nisur dhe kanë vijuar pa një leje të vlefshme, ndërsa janë kryer edhe pagesa përpara pajisjes me leje. Zhupa sjell në vëmendje edhe faktin se Galeria Kombëtare e Arteve nuk është ende funksionale për vizitorët.
Në rastin e Universitetit të Arteve, sipas reagimit, projekti dhe preventivi janë ndryshuar pasi disa faza të punimeve kishin përfunduar, pa miratimet e nevojshme.
Zhupa e lidh këtë situatë me mënyrën e administrimit të fondeve publike dhe respektimin e procedurave ligjore. Ajo argumenton se leja e ndërtimit nuk është thjesht një formalitet, por pjesë e procesit që garanton kontrollin e punimeve dhe zbatimin e projektit të miratuar.
Në fund të reagimit, deputetja e opozitës e drejton kritikën ndaj ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe, dhe vartësve të tij, duke i akuzuar se nuk kanë respektuar të njëjtat rregulla që zbatohen ndaj qytetarëve.
Lexo edhe
POLITIKE
“Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Parathënien e librit e ka shkruar vetë Rama

‘Albanian Files’ u botua në Zyrih/ Gazeta zvicerane: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimit

Nga Franca në Gjermani, mediat: Nuk ndalen protestat kundër Ramës, BE duhet të mbështesë të rinjtë

Skandali me koncesionin e hemodializës/ PD: Modeli klientelist të marrë fund, Rama të japë dorëheqjen, të hetohet

Këlliçi: Rama në krizë legjitimiteti, shton punonjësit e propagandës





