Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B...
POLITIKE

Koçeku: 77 ditë protestë përballë një qeverie që përqesh dhe refuzon qytetarin

P
Piranjat16 August 2026, 15:42 · 2 min lexim
Koçeku: 77 ditë protestë përballë një qeverie

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku përmes një postmi në rrjetet sociale ka reaguar sërish për protstat masive antiqeveritare të cilat vijojnë prej 77 ditësh në vendin tonë.

Koçeku deklaron se protesta i ka bërë njerëzit të kuptojnë se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve.

Deputetja, e cila pak muaj më parë braktisi GPS ka thumbuar edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama apo të tjerëve në këtë forcë politike dhe deklaron se tashmë ka një diferencë mes kulturës së re politike të protestës dhe të vjetrës që e përqesh atë.

“77 ditë protestë u deshtën për me mbjellë çka politika e 35 viteve as nuk ka mujtë, as nuk ka dashtë: vetëdijen se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve dhe se qytetari nuk asht spektator, por protagonist i vendit të vet.

77 ditë protestë për me kriju nji manifestim të ri politik. Për me tregu se pjesëmarrja qytetare, morali publik dhe përgjegjësia nuk janë veç fjalime retorike, por qëndrime dhe thelb i njeriut si pjesë e komunitetit dhe vendit ku jeton.

Kaq shumë e kaq pak kohë për me shfaqë dallimin e thellë mes brezit të ri dhe politikës së vjetrueme. Njani po zgjohet e po dëshmon nji kulturë të re; tjetri vazhdon me e përqeshë qytetarin e me refuzu me e ndigju”, shkruan ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.