Koçeku largohet nga PS, mblidhet me urgjencë kryesia dhe grupi parlamentar socialist

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.
Sipas informacioneve të A2 CNN, në Partinë Socialiste nesër do të zhvillohet një mbledhje e kryesisë në orën 09:30, e ndjekur nga mbledhja e grupit parlamentar në orën 10:00.
Ndërkohë, bëhet me dije se Koçeku nuk ka qenë e pranishme as në festimet e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, të zhvilluara në sheshin “Italia” në Tiranë.
Në reagimin e saj publik, ajo ka theksuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjta që para angazhimit në politikë, duke nënvizuar se ato përcaktojnë kufijtë e saj politikë.
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar Koçeku.
Lexo edhe
POLITIKE
FOTO-LAJMI/ Tirana “zien”, Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

Prapaskenat e vendimit për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Tomorri: Çdo sekondë tjetër që Rama qëndron në detyrë, dëmi që shkakton rritet

“Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nxehet me gazetaren amerikane

Berisha apel për solidaritet: Protesta ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

Kim Mehmeti porosi protestuesve: Ju jeni investimi më i madh strategjik që është bërë në Shqipëri!

Politico: Rreth 200 mijë shqiptarë zbresin në shesh kundër tij, Rama tërbohet dhe i quan hajvanë e fashistë





