Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse
POLITIKE

Koçeku i ‘përvishet’ Braçes: Kullën në Dukagjin e kemi pa leje, ‘pse-në’ thuaje ti se ke vite deputet aq sa unë i kam jetë

P
Piranjat31 July 2026, 18:28 · 2 min lexim
Koçeku i ‘përvishet’ Braçes: Kullën në

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i është përgjigjur me tone të forta ish-kolegut të saj socialist, Erion Braçe, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me dokumentacionin e pronësisë së kullës së familjes së saj në Dukagjin, ku funksionon agroturizmi “Neomalsore”.

Reagimi erdhi pasi Braçe, gjatë një interviste televizive, ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë e objektit, duke pyetur pse Koçeku nuk ishte pyetur nëse e kishte me leje kullën pranë liqenit të Komanit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku pranoi se familja e saj nuk disponon dokumentet e pronësisë, por theksoi se kjo është përgjegjësi e shtetit dhe jo e banorëve të zonës.

“Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nona jeme ka ardhë vajzë aty. Është bërë nanë, është bërë gjyshe dhe tre breza, zero dokumente. Prej te Ramiz Alia e deri te Erion Llafia,” shprehet deputetja.

Më tej, Koçeku, e cila disa javë më parë u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së për të vijuar mandatin si deputete e pavarur, i drejton një pyetje të drejtpërdrejtë ish-kolegut të saj.

“Më thuaj ti mua, a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të Dukagjinit, apo i ka munguar vullneti shtetit? Më kallëzo ti mua, që ke legjislatura sa unë kam vite jetë,” përfundon Koçeku, duke ia faturuar përgjegjësinë institucioneve për mungesën e certifikatave të pronësisë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.