Koçeku: Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike

Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar ditën e sotme se po punon për një platformë politike, ku pikat kryesore kanë në thelb mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe raportin e tyre me mjedisin dhe natyrën. Gjatë një interviste televizive, Koçeku u shpreh se çdo lum i ndotur, çdo mal i djegur dhe çdo tokë e shitur është një humbje shumë e madhe kombëtare.
Duke folur për protestat e qytetarëve shqiptarë, ligjvënësja e qarkut Shkodër tha se ata kanë qenë një burim frymëzimi për të. Në lidhje me këtë, ajo bërë thirrje që kërkesat e tyre të dëgjohen, duke shtuar se pushtetarët duhet t’i tremben sovranit.
Në fund, ajo tha se vendin nuk i ka munguar kurrë kapaciteti njerëzor për të jetuar në mirëqenie, por thjesht duhet më shumë punë si qytetarë dhe si politikë. Sipas saj, shqiptarët duhet të gjejnë kushtet e duhura që të kthehen në vend.
Marjana Koçeku: Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike. Ku do ketë disa pika kryesore, e theksoj si deputete e pavarur, pika kryesore që kanë në thelb mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, por kryesorja raporti që ne kemi me mjedisin dhe natyrën. Po shohim shumë ndodhi që janë edhe jashtë dorës së njeriut, si katastrofat natyrore, por edhe ligjet që janë në mbështetje të natyrës dhe favor të saj dhe një grupi të vogël interesash dhe njerëzish. Ndaj është e rëndësishme të flasim e punojmë për mirëqenien natyrore dhe mjedisin.
Mendoj se çdo lum i ndotur është një humbje kombëtare, çdo mal i djegur është një humbje kombëtare dhe më tepër se kaq çdo tokë e shitur është një humbje shumë e madhe kombëtare. Të jesh shqiptar i mirë nuk do të thotë të mbash një flamur, por t’i dalësh zot asaj që është trashëguar ndër breza. Që edhe brezat që vijnë pas nesh t’i gëzojnë këto pa i tjetërsuar dhe mohuar këto të drejta.
Protesta më bindi të merrja vendimin. Protesta më ka motivuar shumë. Të dëgjohen kërkesat e protestuesve. Pushtetarët duhet t’i tremben sovranit. Kam dashur të jem një zë i fortë për zonën time.
Pa dyshim që më kanë dhënë mbështetje që në hapat e parë, edhe pse unë nga natyra jam rebele. Familja ka qenë mbështetëse dhe inkurajuese në rrugëtimin tim, veçanërisht nëna, edhe kur kam shkuar me studime dhe më pas.
Duhet të punojmë sa më shumë edhe si qytetarë dhe si politikë, kudo ku ka shqiptar. Ne nuk na ka munguar kurrë kapaciteti njerëzor për të jetuar në mirëqenie në vendin tonë. Të kemi një Shqipëri ku jetojnë shqiptarët, të mos kemi shqiptarë që jetojnë si turistë. Shqiptarët duhet të gjejnë kushtet e duhura që të kthehen në vend.
Lexo edhe
POLITIKE
Revolucioni Flamingo jehonë në mediat ndërkombëtare! Gazetarët Naomi Klein dhe Mehdi Hasan në mbështetje të protestës

Braktisi Ramën dhe iu bashkua protestës/ “Në 10 muajt e fundit kuptova se s’i përkisja PS-së”, Koçeku tregon se kur e mori vendimin: Më b...

“Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është ...

“Rama përdor familjarët për të nxjerrë jashtë vendit para”/ Berisha për deklaratën e eurodeputetit Zdechovský: Kryeministri hesht si fije...

Shqiptarët 52 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama sulmon protestuesit: Sorra, korba, delirantë, injorantë e dështakë-zemërakë





