Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, komentoi përgjimet dhe deklaratat e fundit lidhur me Roni Yeffet dhe marrëdhëniet e tij me strukturat shtetërore shqiptare.
Sipas gazetarit, çështja nuk mund të reduktohet thjesht në marrëdhënie biznesi apo në ‘pazare’, pasi bëhet fjalë për përdorimin e parave të taksapaguesve shqiptarë dhe për interesa që, sipas tij, shkojnë përtej Shqipërisë.
Ai akuzoi qeverinë Rama se paratë publike mund të përdoren edhe për atë që e cilësoi si ‘PR ndërkombëtar’, me synimin për të krijuar jashtë vendit një imazh të Shqipërisë që, sipas tij, nuk përputhet me realitetin e brendshëm.
Koka e lidhi këtë edhe me mënyrën se si trajtohen në arenën ndërkombëtare zhvillimet në Shqipëri, duke ngritur paralelisht pikëpyetje mbi takimet dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me persona të dyshuar për lidhje kriminale.
‘Është konfirmimi i asaj që ishte kryefjala sa i takon çështjes në fjalë të zotit Ahmetaj, i cili tha që Roni Efeti është Gysi i ri, Gysi Agasi i ri i Edi Ramës, kësaj here në nivel ndërkombëtar.
Dhe në fakt, fiks ajo që thotë zoti Ahmetaj përmes atyre përgjimeve që dëgjuam edhe mbrëmë e ndjeshme në emisionin e kolegut Peka, realisht është konfirmimi i kësaj gjëje.
Po, shumë njerëz që mund ta shikojnë, dakord, është njëri që bën, bën ca pazare, mund të mendojë dikush. Problemi është që nuk është se është vetëm njëri që bën ca pazare. Është njëri, që me paratë e taksapaguesve shqiptarë, një i huaj, domethënë e përcakton ai se si do shpërndahen, sa do marrë, si do i marrë, si do i shijojë, se si ky njeriu që është në 15-vjeçarin e vet të jetës aktive do të bëjë miliona.
Dhe këto miliona do t'i bëjë me taksat tona dhe sigurisht për llogari të Edi Ramës dhe sigurisht për llogari të interesave të tij, për të, me të cilat këto pagesa, këto shuma të cilat nuk janë vetëm brenda por tashmë futen në qarkullim ndërkombëtar, janë më të lehta si me thënë për të bërë atë që zakonisht është e vetmja gjë që e mban si me thënë Edi Ramën në xhiro dhe që është korruptimi dhe PR-i ndërkombëtar i sponsorizuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë për të dhënë një realitet në Shqipëri që nuk ekziston. Pra për të thënë kur, kur këtu si me thënë, kur del që Edi Rama në fakt pritet në zyrën e vet njerëz të kartelit... të lidhur me kartelin e Sinaloas, këtu do të dali që në fakt kjo Shqipëria është Maldivet e Evropës.
Kjo nuk është e pavërtetë. Problemi është që prevalon kjo dhe duke bërë këtë lloj reklamimi, u mbyllin gojën atyre mediave që mund të flasin për të vërteta që janë shumë herë më të rëndësishme dhe që rëndojnë shumë e më shumë popullin shqiptar, që janë pikërisht ato, kundërvajtjet penale, dhe e them me plot gojën kundërvajtje penale, që bën zoti Rama qoftë në aktivitetin e tij brenda Shqipërisë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Sepse këtu, në rastin e Roni Efet, jemi në kundërvajtje penale ndërkombëtare sepse nëse një drejtësi funksionale do të vepronte dhe do të niste hetimet, për atë që ka thënë Ahmetaj dhe për deklaratat që më pas u bënë, po të doni, nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, zyrtarët e MEICO-s dhe zyrtarët e kompanisë Timak Defense në emisionin e kolegut Blendi Fevziu, realisht ato janë deklarata penale.
Po janë deklarata penale sepse ne mbajmë mend sinkronin e famshëm të ministrit Nufi që thotë që ne, Shqipëria po prodhon armë dhe madje këto armë po, janë duke u përdorur edhe në zonat e konfliktit.
Dhe fiks tre muaj më mbrapa, del zëvendësministrja e zotit Nufi dhe thotë: 'në dijeninë time, jo vetëm që ne nuk prodhojmë armë, por në dijeninë time - thotë ajo ligjore - as nuk eksportojmë armë'. Tani pyetja është: eksportohet apo nuk eksportohet armë? Pse kemi një deklaratë nga Ministri i Mbrojtjes që thotë 'prodhojmë dhe eksportojmë' dhe pse kemi një deklaratë nga zëvendësministrja...
për trafikun ndërkombëtar të armëve. Ku krejt papritur ajo thotë, jo s'eksportojmë armë neve, as prodhojmë as nuk eksportojmë. Pra që këtu, lind dyshimi i arsyeshëm, do thoshte një jurist, për SPAK-un që të nisi hetimet dhe t'i thrasi menjëherë...
Po, pra po, të thërrasi menjëherë, jo të vjejë e t'i kthejë sytë e të thotë 'vëmë një çik në dispozicion atë që pamë mbrëmë në televizor'. Po të thrasi menjëherë, kur është drejtësi e pavarur, menjëherë e thërret në dijeni atë, Ministrin e Mbrojtjes, drejtuesin e MEICO-s, drejtuesin e Timak-ut, e Ronin, e shefin e Ronit po të doni. Sepse të gjitha këto gjëra nuk janë thjesht ca pazare të cilat bëhen në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, por janë ca pazare të rrezikshme të cilat bëhen nën atë që është flamuri i dytë i Shqipërisë mbas flamurit kuq e zi, që është flamuri i NATO-s, vend ku ne jemi anëtarë, sigurisht.’, tha gazetari Bledian Koka në SYRI TV.
Po mbahet sot në 15 shtator protesta e 108 në kryeqytet kundër qeverisë. Sapo janë mbyllur edhe fjalimet e aktivistëve, të ci...
Aktivisti Arben Kola ka bërë një thirrje për qytetarët për protestën e së enjtes, duke njoftuar se Parlamenti do të...
Turi i dëgjesave publike të Komisionit të Këshillit Bashkiak për reformën administrativo-territoriale është ndalur mbr&e...
Një nga protestuesit në ditën e 108 hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Protestuesi u shpreh se Rama është rrezik p&...
Në protestën e 108-të para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e protestave dhe rritjen e presio...
Deputetja e PS, Zegjine Caushi ka reaguar me një deklaratë publike në lidhje me përfshirjen e dajës së saj në një rast d...
Në protestën e 108, protestuesi Edison Lika tha se pasi Erion Veliaj u mbajt në burg sot me vendim të Gjykatës së Lartë, radh...
Audiopërgjimet e publikuara së fundmi kanë ngritur pikëpyetje mbi rolin e Ron Yeffet dhe aksesin që ai pretendohet se kishte në &c...
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen e ndodhjur dy ditë më parë në Roskove...
Një nga qytetarët në protestën e 108 publikoi disa dokumente, ku tregohej se ishte me epilepsi. Ai u shpreh se është 64 vjeç...