POLITIKE

Koka: Zgjedhja e kreut të SPAK, nën presionin e interesave amerikane. KLP dhe pyetjet ‘banale’ tregojnë degradimin e drejtësisë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 18:23
Koka: Zgjedhja e kreut të SPAK, nën presionin e interesave amerikane.

Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në emisionin “Task Force” në Syri TV, komentoi zgjedhjen e kreut të SPAK, Klodian Braho, duke e cilësuar procesin si problematik dhe të influencuar nga interesat e huaja.

Ai theksoi se reagimi i Ambasadës së SHBA-së, që e shoqëroi zgjedhjen, sugjeron se kreu i SPAK pritet të mbrojë interesat e bizneseve amerikane, duke ngritur pyetje mbi mbrojtjen e interesave të bizneseve shqiptare dhe të tjera ndërkombëtare.

Gazetari denoncoi gjithashtu nivelin e dobët të pyetjeve në KLP, që ai i përshkroi si banale dhe injorante, dhe kritkoi sjelljet e Klodian Brahos gjatë seancës, si marrja e gotës së ujit, të cilat sipas tij tregojnë një teatralitet banal dhe mungesë serioziteti.

Ai e vlerësoi gjithë këtë proces si një shembull të degradimit të institucioneve dhe mungesës së profesionalizmit, edhe në kuadër të periudhës tranzitore në drejtësi.

Fjala e tij:

Reagimi i djeshëm i ambasadës ishte problematik në vetvete. Pra, ata thanë që ne kemi zgjedhur në krye të SPAK-ut një njeri që do na mbrojë interesat e bizneseve amerikane. Po interesat e bizneseve shqiptare kush do t'i mbrojë? Po interesat e bizneseve angleze, kush do t'i mbrojë? Pikërisht pra. Po po, patjetër, kjo është retorika. Pra sot ne po flasim që vetë ata partnerët tanë ndërkombëtarë na konfirmuan dje… Se unë mund ta kuptoj mandatin e parë të SPAK-ut, që është një mandat i cili, si me thënë, nuk ke çfarë i thua, se janë duke u orientuar se çfarë do bëjnë e qysh e tek.

Mund ta kuptoj edhe problematikën e mandatit të dytë. Po në qoftë se në fund të mandatit, pas gjashtë viteve, partnerët tanë ndërkombëtarë na thonë që, pavarësisht se ne kemi qenë këtu asistentë, kemi ndihmuar që diçka… jo, nuk ecën vetë. Por ju, praktikisht, keni një garë me katër prokurorë të këtij organi të akuzës, ku tre prej të cilëve nuk bëjnë për kryetar të SPAK-ut, sepse janë të dyshimtë, sepse janë të pabesueshëm dhe madje, po të duash, janë edhe të paaftë. Dhe i vetmi njeri që e bën këtë punë është ky që duam neve, Klodian Braho, i cili për mua sot – ma solli një koleg i imi në vëmendje – më rezulton të jetë një që, që në nisje, e nisi me një teatralitet banal.

Kishte marrë gotën e ujit me vete sot. Po çfarë e merr gotën e ujit me vete te një institucion shtetëror si KLP-ja? Ke frikë se të helmon KLP-ja? Ujin mund ta kuptoj, por gotën jo. Ky kreu i SPAK-ut është supersticioz. Pra, ky njeri është kaq i kujdesshëm për punën e vet saqë edhe gotën e ujit e merr me vete. Pra, kaq i përkushtuar është për punën e tij. Ta mbaroj… e di pse? Sepse “nuk ka një mundësi të dytë për të dhënë përshtypjen e parë”, thonë italianët: Non c'è una seconda possibilità di dare la prima impressione.

Që do të thotë, unë sot pashë që ne kemi një teatral, një aktor, i cili për të tërhequr vëmendjen, në ditën më të rëndësishme të asaj seancës së solemnitetit, bën teatralitete. Dhe për mua kjo është shqetësuese. Pra, sot, në një proces i cili duhej të ishte një proces serioz, ne morëm vesh që kemi ca debila dhe ca injorantë në krye, që drejtojnë KLP-në, të cilët bënin ca pyetje banale që o Zot i madh nuk i bën njeri. Njëri e pyeste kandidatin për kafen, “Si duket kafja e SPAK-ut?”, i thoshte.

Edhe tjetri e pyeste: “Cila është pika jote më e fortë?”, sikur të ishte duke pyetur ndonjë miss: “Cili është misioni yt? Do shpëtosh botën apo jo?” Ore, sot ishte çmenduri, more! Sot unë pashë se në çfarë derexheje ka përfunduar shteti shqiptar, çfarë idiotësh dhe injorantësh kemi ne për njerëz që duhet të jenë garantët që prodhojnë krerët e institucioneve shqiptare. Dhe sot kam thënë: mirë mor që nuk e ha këtë vend, se na ka shpëtuar Zoti, se me këta që kemi në krye… kjo është çmenduri totale dhe turp i madh.

Çfarë thua, domethënë, kapja fillon që në hapat e parë. S’pashë një element normal që të justifikonte edhe atë dështim që po na e pranonin vetë ndërkombëtarët me këtë gjënë e madhe që s’po i vë dot një fjalë, që quhet SPAK. Na thanë që do jenë tranzitorë. Ne jemi nëntë vite pas miratimit të reformës në drejtësi.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 11 December14:24

Berisha: Vetëm protestat janë rruga

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ashpër pas prishjes së marrëveshjes për Avokatin e Popullit, duke akuzuar mazhorancën për...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?