"Komandant i leshit, mercenar..."/ Sulmet e kryeministrit Rama, reagon për herë të parë Dritan Goxhaj

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka reaguar për herë të parë pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj tij. Në një prenoncim për mediat, Goxhaj e ka konsideruar qasjen e kryeministrit si të pritshme, duke theksuar se nuk ka ndërmend të bjerë në nivelin e retorikës së tij.
“Unë e mirëkuptoj Ramën në hallin që ka dhe nuk merrem as me Ramën dhe as me ata që ka lëshuar Rama dhe që ka Rama përreth. Rama do shkojë tek shpifjet, do shkojë tek gjithçka, do shkojë tek akuzat, nuk ka dallim.
Do shkojë tek nëna, tek motra, tek babai, do merret me të gjithë, do merret me të gjithë familjet, timen por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator. Të gjithë do i sulmojë.
I bëj thirrje grupit koordinator që ta ketë parasysh kur ecën në rrugë, gjithëkush ecën në rrugë, i ka qëlluar të eci në rrugë, në rast se të kafshon një qen, ti çfarë bën? Kthehesh e kafshon dhe ti qenin?“, u shpreh Goxhaj.
Lexo edhe
POLITIKE
Avokati i Metës: Ai mendon se Shatku është komplotist, përmendet 327 herë në dosje

CNN hap mikrofonin për protestuesit shqiptarë (Mesazhet)

Shtyhet seanca në Themel për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do mbahet e radhës

“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha për deklaratat e Ramës: I dënoj me forcë! Ai urren në thelb kombin e tij!

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do të përmend emra

Bytyçi: Shqipëria e Edi Ramës ka bashkëpunuar më shumë me Beogradin sesa me Kosovën

Skandal në Krujë/ Kryebashkiaku mobilizon administratën: Like e Share për shefin e madh





