POLITIKE

Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt/ Këlliçi: Ministri i Mbrojtjes të dorëhiqet

Piranjat Përditësimi i fundit 8 September 2026, 16:36
Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt/ Këlliçi: Ministri i

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar ngritjen e menjëhershme të një Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me akuzat për një skemë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të armëve. Këlliçi akuzon qeverinë se nuk po jep përgjigje për dyshimet e ngritura lidhur me aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO, ndërsa kërkon që Kuvendi të hetojë pretendimet e bëra publikisht nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan: “Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm! Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes duhej të kishte paraqitur sot dorëheqjen dhe Kryeministri të mbante përgjegjësi e të jepte llogari për akuzën e shoqëruar me dëshmi për trafik ndërkombëtar të armëve, Edi Rama dhe Ermal Nufi u shfaqën në një aktivitet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Kujtojmë se mbrëmë, ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj solli dëshmi se si miku personal i Kryeministrit, izraeliti Ron Yeffet, në një komunikim me partnerët ukrainas tregoi se kishte çdo gjë nën kontroll në Shqipëri dhe mund të bënte çfarë të donte me procedurat, me tenderat, me projektet, me infrastrukturën. Ai ishte pajtuar nga Kryeministri për të kryer punët e pista.

Dhe vegla që Ron Yeffet kishte në dispozicion në fushën e trafikut të armëve që do prodhoheshin në Afrikë e do ambalazhoheshin në Tiranë, është pikërisht Ermal Nufi. Ky është nga skandalet më të rënda të këtyre dekadave që cenon rëndë sigurinë tonë kombëtare, por edhe të NATO-s, ku ne jemi anëtarë.

Ndërkohë që Edi Rama ka treguar se mbron çdo aferë e çdo person të përfshirë, dhe në kushtet kur SPAK nuk kryen detyrën, është e domosdoshme të ngrihet sa më shpejt Komisioni Hetimor Parlamentar që ka kërkuar sot Opozita. Personalisht, kam kërkuar transparencë lidhur me këto dyshime dhe me aktivitetin e KAYO, kompania shtetërore që ka krijuar Rama, por që kontrollohet nga Ron Yeffet.

I kam dërguar kërkesë për informacion Ministrit të Mbrojtjes prej 5 muajsh, pa marrë asnjëherë asnjë përgjigje.

Kjo heshtje konfirmon akuzën që u bë mbrëmë dhe dëshminë që u bë publike për trafik ndërkombëtar armësh.

Parlamenti e ka për detyrë të hedhë dritë mbi këto fakte, dëshmi e akuza.

Me nisjen sot të sesionit të ri parlamentar, duhet të marrë rrugë edhe kërkesa e drejtë e Opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për këtë mega-skandal!”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?