Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

Komiteti i Helsinkit: Meta është penguar të realizojë intervista me gazetarët

P
Piranjat29 May 2026, 19:34 · 3 min lexim
Komiteti i Helsinkit: Meta është penguar të realizojë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një raport të dytë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për Ilir Meten, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024.

Në dokumentin e Komitetit të Helsinkit, të publikuar në 25 maj, thuhet qartë se ligji njeh të drejtën e të paraburgosurve për komunikim me median, duke respektuar kufizimet që lidhen me rendin dhe sigurinë në institucion.

“Lidhur me pretendimin për ndalimin e disa takimeve me median, KShH risjell në vëmendje se pika 3 e nenit 49, i ligjit nr. 81/2020 njeh të drejtën e të paraburgosurve për komunikim me median, me kufizimet e domosdoshme që lidhen vetëm me sigurinë dhe rendin në institucion”, thuhet mes të tjerash në raport.

Duke u ndalur specifikisht te rasti i Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit shkruan se ish-Presidenti në mënyrë të përsëritur, pavarësisht lejeve të lëshuara nga SPAK, ka hasur në ndalime për komunikimet dhe intervistat për median.

"Nëse kjo e drejtë parashikon kufizime, këto të fundit nuk mund të prevalojnë dhe të sjellin kufizim automatik të së drejtës. Lidhur me këtë çështje, KShH merr shkas edhe nga misioni i dytë i monitorimit që vëzhguesit tanë kanë zhvilluar në dt.15 Maj 2026, ku është konstatuar se pavarësisht lejeve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), z. Meta ka hasur në ndalime për komunikimet dhe intervistat me median”, shkruhet në raport.

Teksa thekson se çdo kufizim duhet të ketë bazë lighore, KShH sugjeron që për të ruajtur në mënyrë proporcionale të drejtën e të paraburgosurit dhe sigurinë në burgje apo paraburgime, mund të shfrytëzohen edhe mjetet e teknologjisë së informacionit për realizimin e intervistave me median.

Sipas raportit, platforma dixhitale Zoom është një platformë që do të garantonte të drejtën e komunikimit me median, pa cenuar sigurinë e mjediseve të brendshme të paraburgimit.

“Në këtë kuptim, çdo kufizim duhet të ketë bazë të qartë ligjore dhe të jetë i motivuar dhe proporcional. KShH sugjeron që për të ruajtur në mënyrë proporcionale të drejtën e të paraburgosurit dhe sigurinë në IEVP, mund të shfrytëzohen edhe mjetet e teknologjisë së informacionit për realizimin e intervistave me median (për shembull, përmes platformave digjitale si Zoom), çka do të garantonte të drejtën e komunikimit me median pa cenuar sigurinë e mjediseve të brendshme të IEVP-së”, përfundon raporti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.