Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

P
Piranjat 4 June 2026, 21:46 · 1 min lexim
Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë.

Emërimi i Wendt u mbështet nga 19 anëtarë të komitetit dhe vetëm tre kundër, çka i hap rrugë emërimit pa pengesa në Senat. Seanca e 4 qershorit vjen pas seancës publike të konfirmimit të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Wendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ndryshe nga seanca publike në maj, takimi i sotem eshte parashikuar të zhvillohet në një format Sesioni Ekzekutiv, gjatë të cilit komiteti diskuton dhe voton mbi emërimet përpara se t'i dërgojë ato në seancën e Senatit.

Në paraqitjen e tij në Senat, Wendt theksoi se prioritetet kryesore të qëndrimit të tij në Tiranë do të përfshinin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e përpjekjeve për sigurinë kibernetike dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet amerikane në vend.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.