Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë...
POLITIKE

Kompania nën akuzë fiton tenderin! ‘A&E Engineering’ e Entela Çanos 6 milionë € për aksin dytësor Tiranë-Durrës

P
Piranjat10 August 2026, 15:48 · 4 min lexim
Kompania nën akuzë fiton tenderin! ‘A&E Engineering’ e

Kompania e ekspertes Entela Çano, e cila është dërguar për gjykim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, është shpallur fituese nga Bashkia e Tiranës për mbikëqyrjen e rikonstruksionit të aksit dytësor Tiranë-Durrës. Kontrata, me vlerë rreth 6 milionë euro për punimet, ngre pikëpyetje pasi kompania nuk kishte ofertën më të ulët dhe ndaj saj ekzistojnë akuza zyrtare për abuzime me tenderat publikë.

Një kompani e marrë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me projektet ndërtimore në vlerë 30 milionë euro do të kryejë mbikëqyrjen e punimeve për rikonstruksionin e aksit dytësor të autostradës Tiranë-Durrës. Kompania “A & E Engineering” e ekspertes Entela Çano është shpallur fituese e procedurës së shpallur së fundmi nga Bashkia e Tiranës.

Në garë kanë marrë pjesë 11 operatorë ekonomikë dhe, për një rastësi thuajse perfekte, gjysma e tyre kanë paraqitur ofertë të njëjtë, madje edhe deri te presja dhjetore.

Ligji i Prokurimeve Publike ndalon pjesëmarrjen në tendera të kompanive që janë dënuar me vendim përfundimtar të formës së prerë. Studioja e Entela Çanos nuk përfshihet ende në ato raste. Megjithatë, fakti që ajo akuzohet zyrtarisht për abuzime me projektet ndërtimore publike mund të ishte një shkak që bashkia e kryeqytetit të tregohej më strikte në shpalljen e saj fituese, aq më tepër që nuk kishte ofertën më të ulët.

Në mesin e qershorit 2026, Prokuroria e Posaçme njoftoi se mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 7 persona, mes të cilëve kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ish-drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, si edhe eksperten Çano, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se zyrtarët e Bashkisë dhe ekspertja private janë përgjegjës për abuzimin në tenderin rreth 30 milionë euro për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës Korçë-Ersekë. Sipas prokurorëve, “zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar përgatitën dokumentacionin e tenderit, duke u mbështetur në oferta fiktive të përgatitura nga shoqëria fituese “A&E Engineering” sh.p.k., ndërkohë që edhe specifikimet teknike janë përgatitur nga administratorja e shoqërisë, shtetasja Entela Çano”.

Tashmë, studioja e projektimit e Çanos pritet të mbikëqyrë punimet në një prej akseve më të rëndësishme të Tiranës, nga Spitali Hygeia e deri te Megatek.

Pak javë më parë, Bashkia e Tiranës mbylli tenderin për rikonstruksionin e rrugës dytësore, me një gjatësi më pak se 7 kilometra dhe që do t’u kushtojë taksapaguesve rreth 6 milionë euro.

Tashmë, me vendimin e Bashkisë së kryeqytetit, Entela Çano do të ketë përgjegjësinë për të kontrolluar se si do të shpenzohen këto fonde nga kompania që ka fituar të drejtën për rikonstruksionin e aksit rrugor./syri

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.