Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Marta Kos: Kemi rrugë të gjatë përpara, SPAK institucion flamurtar antikorrupsion

P
Piranjat26 May 2026, 21:31 · 1 min lexim
Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Marta Kos: Kemi rrugë

Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, komisionerja europiane Marta Kos, u ndal tek progresi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri.

Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç.

Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive. Pritet progres i mëtejshëm.

Tashmë është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt, dhe t’i kthehemi menjëherë punës, ne po punojmë fort për procesin e anëtarësimit”, tha Marta Kos.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.