Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

Konferenca Shqipëri-BE, reagon Presidenti Begaj: Hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim

P
Piranjat26 May 2026, 21:26 · 2 min lexim
Konferenca Shqipëri-BE, reagon Presidenti Begaj: Hap zyrtarisht rrugën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

Kreu i Shtetit e cilësoi atë si një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

“Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane”, - theksoi Kreu i Shtetit në mesazh, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme.

“Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, - shprehet Kreu i Shtetit për procesin e mbetur drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane.

Urime Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme!

Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.