Kongo ul me këmbë në tokë Kristiano Ronaldon me shokë, Portugalia zhgënjen në ndeshjen e parë të Kupës së Botës

Portugalia ka nisur me një hap fals aventurën e saj në Botëror, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e parë të Grupit K, të zhvilluar në Houston.
Skuadra portugeze e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Pas një krosimi të saktë nga Pedro Neto, Joao Neves u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Kongo reagoi shpejt dhe në minutën e 11-të iu afrua barazimit me Yoane Wissa, por tentativa e tij përfundoi pranë shtyllës së majtë. Minutat e mëpasshme u karakterizuan nga ritëm më i ulët dhe pak raste të pastra shënimi, deri në fundin e pjesës së parë.
Në kohën shtesë të fraksionit të parë, afrikanët rikthyen ekuilibrat. Arthur Masuaku harkoi në zonë, ndërsa Yoane Wissa realizoi me kokë për rezultatin 1-1, me të cilin skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.
Në pjesën e dytë, Portugalia mendoi se kishte rimarrë avantazhin në minutën e 55-të me Joao Cancelon, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vetëm dy minuta më vonë, Kongo ishte shumë pranë golit të dytë, por goditja e Cedric Bakambut u ndal nga shtylla.
Portugalia shtoi presionin në kërkim të fitores dhe krijoi dy mundësi të arta me Cristiano Ronaldon në minutat 69 dhe 74, por sulmuesi nuk arriti të finalizonte pas asistimeve të Francisco Conceiçaos.
Edhe Kongo pati rastin e saj për të marrë tri pikët, kur në minutën e 77-të Noah Sadiki provoi nga afër zonës, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e majtë.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, Bruno Fernandes tentoi të vendoste fatin e sfidës me një goditje nga distanca, por topi përfundoi shumë pranë shtyllës së djathtë.
Në fund, sfida e zhvilluar në Houston u mbyll në barazim 1-1, një rezultat që konsiderohet surprizë, duke pasur parasysh statusin e Portugalisë si një nga pretendentet kryesore të turneut.
Lexo edhe
POLITIKE
“Ke vjedhur naftën”- Protestuesi: Rama je tradhtar! Ke mbyllur 105 shkolla shqipe në jug, doje të shisje Kosovën! Bëj gati pizhamet e bur...

“Rama ka bërë gjenocid, preu rrënjët e kombit”/ Pensionisti: Idealistët dhe intelektualët të mblidhen kundër këtij regjimi!

FOTOLAJM/ Jo vetëm flamingo! Në protestën poshtë zyrës së Ramës edhe dhi dhe keca

“Më gjeni një ilaç që Rama të largohet sa më parë”/ I moshuari: Pensionistët të dalin në shesh

I sëmuri me kancer elektrizon protestën: Nga sot, ditë natë këtu, deri në dorëheqjen e Ramës. Bashkohuni!





