Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet në Charleston, Karolina e Jugut, dhe jo në Beogradm shkruan Reuters. Përfaqësuesi republikan Joe Wilson pritet të paraqesë të premten një rezolutë të përbashkët në Kongres, të mbështetur nga 40 bashkësponsorizues, ku kërkohet që takimi i OSBE-së, me pjesëmarrjen e deri në 57 vendeve, të organizohet në SHBA.
Charleston dhe Beogradi janë dy kandidatët për të pritur sesionin vjetor të OSBE-së, organizatë që përfshin vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut dhe që vitet e fundit është fokusuar kryesisht te pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë. Debati ka nxjerrë në pah edhe ndarjet në Uashington lidhur me marrëdhëniet me Serbinë. Një pjesë e ligjvënësve amerikanë kritikojnë Beogradin për lidhjet e tij ekonomike me Rusinë dhe refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Të tjerë argumentojnë se angazhimi me Serbinë është i rëndësishëm, duke pasur parasysh aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Reuters, Joe Wilson tha se organizimi i samitit në SHBA do të demonstronte angazhimin amerikan ndaj aleatëve të OSBE-së. Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e cilësuar Kosovën si një aleate të SHBA-së. Ndër mbështetësit e rezolutës është edhe demokrati William Keating, anëtari më i lartë demokrat në nënkomisionin për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Sipas tij, zhvillimi i samitit në SHBA do të theksonte rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në institucionet shumëpalëshe.
Ndërkohë, sipas Wilson, senatori republikan Roger Wicker, kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, ka shprehur rezerva për organizimin e samitit në Charleston, duke argumentuar se mund të mos sigurohen fondet e nevojshme nga Kongresi. Zyra e Wicker nuk ka komentuar mbi këtë çështje.
Nuk është ende e qartë nëse rezoluta do të miratohet, ndërsa Kongresi amerikan pritet të hyjë në pushimin veror deri në muajin shtator.
Lexo edhe
POLITIKE
“Kulmi i cinizmit”/ Zhupa reagon pas deklaratës së Ramës: Detyra e një shteti është të mbrojë më të pambrojturit, jo t’i poshtërojë ata...

Fjalimi i Ramës, shpërthen Berisha: Dëgjojeni miq, shpirt kërmë dhe ordiner

Shqiptarët dhe të huajt janë ngritur kundër korrupsionit të tyre, Rama mban fjalim, Balluku filmohet duke dremitur...

TEC-et lundurese, Bardhi: Një aferë korruptive që ulëret, SPAK të hetojë Ramën dhe Ballukun!

“Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës”/ Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama ia hedh përgjegjësinë administratës: Nuk ...

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

Qytetarët kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin, Rama: Mosmirënjohës…

“Asgjë s’kalon pa miratimin e BE”/ Rama në sulm ndaj atyre që i kërkojnë dorëheqjen: Në protestë individë me agjendë politike...





