Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, sot votohen emrat e rinj; Berisha: Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rotacioni i pushtetit

Në selinë e PD-së ka nisur mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, anëtarët e së cilës u zgjodhën nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur pak javë më parë.
Mbledhja e pritet të zgjedhë kreun e këtij forumi, që është drejtuar nga Edi Paloka prej disa vitesh, por që nuk do të rikandidojë më për këtë funksion.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar ka 3 pika në rendin e ditës:
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera.
Propozimet për emrat e rinj që do të jenë pjesë e strukturës drejtuese të PD-së do të propozohen nga kreu demokrat, ndërkohë që anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë të drejtë të propozojnë kandidatura të tjera, nëse do të ketë të tilla.
Sali Berisha e konsideroi përbërjen e Këshillit Kombëtar si më të fuqishmin që PD ka zgjedhur në të gjithë historinë e saj.
“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rotacioni i pushtetit”, tha Berisha, duke shtuar se kjo mbledhje zhvillohet në një nga kohërat më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik.
Lexo edhe
POLITIKE
'Raporti i PPE-së sinjal i qartë për Ramën', Zhulali: Kërkohet qeveri kujdestare para zgjedhjeve

Balluku nën akuzë për mln euro, eurodeputetja Strik: Politikanët nuk duhet të mbrohen apo të pengojnë hetimet

PPE miratojnë raport dhe rezolutë për Shqipërinë, Berisha: Raporti, pasqyrë e regjimit të Edi Ramës

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

'Na kanë kapur shtetin', Abilekaj: Revolta qytetare është përgjigjja ndaj regjimit të Ramës





