Konsullatë serbe në Shkodër/ “Reciproritet pa barazi?!”, Këlliçi i kthehet ministrit të Jashtëm: Dhuratë për Vuçiçin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas mbrojtjes që ky i fundit i bëri vendimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.
Në një reagim publik, Këlliçi e cilëson qëndrimin e Hoxhës si “një tjetër skandal”, duke kundërshtuar argumentin se hapja e konsullatës serbe në Shkodër balancohet me hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc. Sipas tij, nuk mund të flitet për reciprocitet, pasi situatat nuk janë të krahasueshme.
Reagimi:
Ferit Hoxha, fatkeqësisht Ministër i Jashtëm i yni, shënon një tjetër skandal, mbron me mburrje konsullatën serbe në Shkodër! Ministri Hoxha ka mbrojtur vendimin për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, me një argumentim tejet qesharak. Sipas tij, ne do të hapim konsullatë në Bujanoc, dhe ky qenka reciprocitet. Reciproritet pa barazi?!
Bazaria është në thelbin e reciprocitetit.
Minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës është i njohur. Ata janë në atë numër sa arrijnë të kenë deputet në Parlamentin e Serbisë. Pra që ne të kemi aty zyrë konsullore, përfaqësi është tejet normale. Sidomos në kushtet kur nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe është prezent rreziku i asimilimit
Po konsullata serbe në Shkodër çfarë përfaqëson?! Cilin komuniet, cilin minoritet? Fluks tregtar apo nevojë? Asgjë, përveç interesave të Beogradit mbi Kosovën a Malin e Zi.
Një zyrë që prioritet do ketë planet serbe në rajon, që nuk janë miqësore me Kosovën as me Shqipërinë. Reciprociteti nuk është themeli i raporteve mes dy vendeve, por është pëlqimi i vendeve.
Reciprociteti sipas Konventës së Vjenës është një praktikë diplomatike. Por Ferit Hoxha e quan këtë arritje dhe shprehet me mburrje.
Me këtë rast, ai vërtetoi dhe një herë se është një diplomat mediokër dhe Ministri i Jashtëm më i dobët që ka pasur Shqipëria, i cili çdo muaj mban një qendrim ose bën një deklaratë në kufinjtë e skandalit.
Do ishte më e ndershme të pranonte se është një kukull e Edi Ramës dhe se konsullata serbe në Shkodër është dhuratë për binjakun autokrat në Beograd, Vuçiç.
Lexo edhe
POLITIKE
Lamallari drejt dorëheqjes? Rama thërret sot Grupin Parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet

“Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD

Qeveria e Shqipërisë miraton vendosjen e trupave në Gaza

Ekskluzive/ Rama zgjedh ish-zyrtaren e PD-së për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Zbardhet drafti i PS për hartën e re territoriale, "shkrihen" 15 bashki





