Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

Kontrollet e SPAK për Prodën dhe Hysenin, Cara: Tani u bë e qartë që qeverisemi nga një bandë

P
Piranjat22 September 2026, 09:29 · 3 min lexim
Kontrollet e SPAK për Prodën dhe Hysenin, Cara: Tani u bë e

Deputeti i Partisë Dmokratike Igli Cara ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv.

Ai ka komentuar në bisedë me Flavio Qarrin, mbledhjen e komitetit të stabilizim-asocimit Shqipëri-BE. Përfaqësuesit e opozitës e thanë dje se Shqipëria qeveriset nga bandat.

Dhe pas publikimit të masave te reja nga shefes se SHISH dhe ish drejtorit të Policisë Proda, Cara tha se “tani u bë e qartë që qeverisemi nga një bandë”.

Flavio Qarri: Një koment për zhvillimin e fundit të operacionit të SPAK për kontrollet tek Proda dhe Hyseni.

Igli Cara: Çdo javë kemi ngjarje të tilla. Por kjo e sotshmja ishte si për të konfirmuar atë që deputetët e opozitës thanë dje në mbledhjen e komitetit të Stabilizim Asocimit. Ekzaktësisht çfarë thamë. Që shteti është i kapur dhe i shërben krimit. Dhe masat shtrënguese të sotme tregojnë më së miri që kupola e shtetit dhe flasim këtu për kreun e SHISH, s’ka ndodhur kurrë që të jetë marrë masë. Dhe unë e dëgjova gazetarin e Syri tv, Fatjonin dhe të gjithë këto lidhen me Agasin. Opozita, ne e kemi dhënë shpesh për lidhjet që Vjosa ka patur me Ergysin, Prodën…

Flavio Qarri: Kjo u bandë tani…

Igli Cara: Po ne kemi kohë që e themi. Nuk bëhet fjalë më për një shtet, apo për një parti që është në pushtet. Jo këtu bëhet fjalë për një bandë që është në pushtet. Tani kreut të organizatës apo me mirë të themi shefit të kësaj bande nuk e di çfarë i mbetet tjetër. Sepse në momentin që i ka të gjithë bashkëpunëtorët …

Flavio Qarri: Nuk ka asnjë bashkëpunëtor emëruar nga Rama që nuk është arrestuar.

Igli Cara: Praktikisht nuk ka asnjë. Unë nuk e di nëse kanë ngelur ndonjë pozicion i rëndomtë në fund. Por ama e gjithë kupola e shtetit që kanë qene ne këto 4 mandate . Unë nuk e di çfarë duhet të ndodhë më në Shqipëri që të themi është mjaft që të vazhdojë ky kryeministër sepse çdo ditë rëndohet akoma më shumë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.