Korreshi denoncon kushtet skandaloze në Pediatrinë e Lushnjës: Fëmijët trajtohen mes llumit dhe lagështirës

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen që ai e cilëson skandaloze në repartin e Pediatrisë në Lushnjë.
Përmes një reagimi publik, Korreshi publikoi pamje dhe akuza për kushtet në të cilat trajtohen fëmijët, duke përmendur lagështirën, papastërtinë dhe praninë e minjve në ambientet spitalore.
“Pediatria, drama e çdo nëne për fëmijët e saj… mes lagështirës, fekaleve dhe minjve. Ftoj çdo patronazhist që të tregojë Europën në këtë pavion. Fëmijët tanë nuk meritojnë të trajtohen në këto kushte”, u shpreh deputeti demokrat.
Sipas Korreshit, situata në spitalin e Lushnjës tregon neglizhencë të institucioneve ndaj shëndetësisë publike dhe kushteve bazë për trajtimin e pacientëve më të vegjël.
View this post on Instagram
Lexo edhe
POLITIKE
Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte ‘dhunim publik’ i shoqërisë nga Edi Rama

Berisha: Edi Rama edhe sot mbrojti babanë e tij xhelat në emër të partisë së gjenocidit

PD mbledh Kryesinë para Kuvendit të 30 Majit, çështjet që do të diskutohen

A po shkon drejt lirimit Erion Veliaj? Çollaku: Lëvizjet janë të koordinuara, ka një tendencë...

Dendias reagon pas takimeve me Nufin dhe Ramën: U diskutua edhe çështja e Himarës

“Asnjë dobi për qytetarët”/ Boçi: Reforma territoriale e vitit 2014 u bë për kalkulime politike

Këlliçi: Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj

Kushtetuesja kthen në Gjykatën e Lartë çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj! Kërkon rishqyrtimin e kërkesës





