“Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave” / I riu në protestë: Qeveria ka rënë, SPAK-u të mos e lirojë Agasin pas një muaji!

Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi ka qenë tema qendrore edhe në fjalimet e të rinjve gjatë protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë. Një prej protestuesve të rinj deklaroi nga sheshi se prangosja e Agasit dëshmon rënien e plotë të ekzekutivit dhe fundin politik të kryeministrit Edi Rama.Gjatë fjalës së tij, i riu e cilësoi Agasin si krahun e djathtë të kryeministrit, duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë direkte të kreut të qeverisë.
“Arrestimi i Agasit tregon se shteti ka rënë. Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave. Kur arrestohet krahu i djathtë i kryeministrit, kjo tregon se kjo qeveri ka rënë dhe se nuk ka qenë kurrë e popullit, por e bandave, mafias dhe rrethit të tyre të ngushtë. Po tani, Edi Rama, kush do ta shoqërojë eskortën tënd, sepse Gysin e ke brenda? Kush e ka radhën pas Agasit? Çfarë justifikimi do të nxjerrësh tani? Përgjegjësia është vetëm e jotja, sepse je kryehajduti i Shqipërisë dhe ti ke marrë fund!”, u shpreh protestuesi.Në vijim të reagimit të tij, i riu i drejtoi një thirrje të drejtpërdrejtë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të tregojë seriozitet dhe të mos lehtësojë masat e sigurisë për personat e arrestuar.
“Një thirrje i bëj SPAK-ut: vijoni hetimet dhe merrini seriozisht! Të mos bëhet rëndom siç ndodh zakonisht që pas një muaji arrestimi ai të kalojë në detyrim paraqitje apo arrest shtëpie. Çfarë detyrimi paraqitje mund të ketë për një mafioz? Për një hajdut?”, përfundoi ai fjalën e tij përpara turmës.
Lexo edhe
POLITIKE
Arrestimi i Agasit, Këlliçi: Kërkesa e dytë e SPAK për imunitetin e Ballukut, është tashmë drejt zyrtarizimit

I riu "shpërthen" në protestë: Ky i nxehtë do “djegë” qeverinë, Shqipëria do shpëtojë nga Rama

"Shpikni kode e pasqyra të fshehni skandalet"/ Dita e 88-të e protestës, qytetarët ironizojnë me pankarta qeverinë

Agasi në pranga, protestuesit: Është vetëm fillimi! Arrestoni Ramën e Ballukun

88 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë

"KLGJ rriti pagën për gjyqtarët dhe veten", Bardhi: Akt i paprecedentë! Mosveprimi i Kuvendit, shkelje e rëndë me pasoja

Situata me zjarret në Sarandë, deputetja Zhupa: Zona është e mbipopulluar





