Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Kreu i PD takim me personalitete italiane/ Berisha: Narkotrafiku dhe narkoekonomia, kërcënim serioz për demokracinë

P
Piranjat13 June 2026, 10:10 · 4 min lexim
Kreu i PD takim me personalitete italiane/ Berisha: Narkotrafiku dhe

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me një sërë personalitetesh italiane, ku i ka pritur në zyrën e tij në selinë blu.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë detaje nga takimi me Fabrizio Tatarella, zëvendëspresident i Fondacionit Tatarella, që sipas kryedemokratit është një figurë e shquar publike italiane, si dhe nipin e Giuseppe “Pinuccio” Tatarella, një prej figurave qendrore dhe arkitektëve të mëdhenj, që së bashku me Silvio Berlusconin, krijuan  qendrën e djathtë moderne dhe fituese në Itali.

Gjatë takimit, Berisha dhe miqtë italianë, diskutuan gjerësisht për situatën jashtëzakonisht të vështirë në të cilën ndodhet sot Shqipëria, për narkotrafikun dhe narkoekonominë, që përbëjnë një kërcënim serioz jo vetëm për ekonominë, sigurinë dhe demokracinë në Shqipëri, por edhe për vendet mike të Bashkimit Europian, në veçanti Italinë.

‘Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit, është jetik për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, italianë dhe europianë’, theksoi Berisha në takim.

Statusi:

Pata kënaqësinë të pres në zyrë mikun e çmuar Fabrizio Tatarella, zëvendës President i Fondacionit Tatarella, nje figurë e shquar publike italiane, i biri i të ndjerit Salvatore Tatarella, ish-eurodeputet dhe mik i shquar të Shqipërisë, si dhe nipin e Giuseppe “Pinuccio” Tatarella, një prej figurave qendrore dhe arkitektëve të mëdhenj, së bashku me Silvio Berlusconin, të krijimit të qendrës së djathtë moderne e fituese në Itali. Tatarella shoqërohej nga kryetari i degës së Fratelli d'Italia per Shqipërinë, Massimiliano Adilardi dhe koordinatoret Neritan Alku dhe Ardit Minarolli.

Fabrizio Tatarella ndodhet në Tiranë për prezantimin e veprës së Giuseppe Tatarellës, “E djathta drejt së ardhmes”, një dorëshkrim i pabotuar më parë, me parathënie të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Në takim shpreha mirënjohjen time më të thellë për kontributin e familjes Tatarella në miqësinë tradicionale shqiptaro-italiane dhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe demokratëve shqiptarë.

Diskutuam gjerësisht për situatën jashtëzakonisht të vështirë në të cilën ndodhet sot Shqipëria, për narkotrafikun dhe narkoekonominë, që përbëjnë një kërcënim serioz jo vetëm për ekonominë, sigurinë dhe demokracinë në Shqipëri, por edhe për vendet mike të Bashkimit Europian, në veçanti Italinë.

Theksova se Shqipëria dhe Italia janë dy vende të lidhura nga historia, kultura, miqësia dhe interesat e përbashkëta strategjike.

Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit, është jetik për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, italianë dhe europianë.

I shpreha mikut tim bindjen se e djathta shqiptare dhe ajo italiane ndajnë të njëjtat vlera themelore: lirinë, familjen, kombin, shtetin ligjor, ekonominë e lirë dhe Europën e fortë e të begatë.

Mirënjohje të veçantë për vizitën dhe për prezantimin në Tiranë të trashëgimisë politike të Giuseppe Tatarellës, një trashëgimi që mbetet aktuale për çdo forcë të djathtë që beson se politika duhet të jetë vizion, përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.