Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri...
POLITIKE

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE

P
Piranjat19 September 2026, 18:01 · 2 min lexim
Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën

Edi Rama ka deklaruar nga Nju Jorku se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2027 dhe do të bëhet pjesë e BE-së në vitin 2030.

Gjatë mesazhit të tij për “Momentin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026”, Rama e paraqiti anëtarësimin në BE dhe përmbushjen e Agjendës 2030 si pjesë të të njëjtit proces transformimi.

"Përshëndetje nga Shqipëria për të gjithë ata që po i bashkohen këtij Momenti të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga e gjithë bota. Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët. Ato janë një plan i përditshëm pune dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian. Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 nuk janë tri rrugë të ndryshme. Ato janë një rrugë e vetme transformimi.”- deklaroi Rama ndër të tjera.

Ai u zotua duke vendosur një afat të qartë për anëtarësimin, edhe pse Shqipëria vijon të përballet me një sërë problematikash të evidentuara edhe nga institucionet europiane.

Vetëm pak kohë më parë Komisioni Europian publikoi Raportin për Shqipërinë, ku evidentohej si problem pavarësia e gjyqësorit, ndërhyrjet apo presioni politik mbi sistemin e drejtësisë si dhe lufta kundër korrupsionit. 

Raporti kërkonte që hetimet dhe ndjekjet penale, veçanërisht në nivelet e larta dhe në sektorë vulnerabël si prokurimet publike, të forcohen më tej, duke vënë në pah një së mangësish të tjera.

Megjithatë, për Edi Ramën, pavarësisht kritikave nga Brukseli, objektivi kryesor vijon të mbetet propaganda.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.