Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025
POLITIKE

Kruja nën flakë/ Kalaja: Qeveria e papërgatitur! Nuk e shuajnë dot zjarrin dy helikopterë

P
Piranjat 9 August 2026, 11:56 · 5 min lexim
Kruja nën flakë/ Kalaja: Qeveria e papërgatitur! Nuk e

Kruja u përfshi nga flakët mbrën e kaluar, në një prej netëve më të vështira për banorët, me shtëpi të rrezikuara, evakuime dhe një terren ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse u vështirësua nga era dhe mungesa e mundësisë për ndërhyrje nga ajri gjatë natës.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri TV, kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, u shpreh se qeveria nuk ka pasur kapacitetet e nevojshme për t’u përballur me përmasat e zjarrit në Krujë, ndërsa dy helikopterë janë të pamjaftueshëm për shtrirjen e gjerë të flakëve në malin e Krujës.

Kalaja tha se ndërhyrja në terren ka qenë tejet e vështirë për shkak të terrenit malor dhe erërave të forta, ndërsa paralajmëroi se vatrat e zjarrit mund të riaktivizohen gjatë natës.

Kalaja solli në vëmendje edhe situatën në lagjen Varosh, ku tre banesa të fisit Kau u vunë në rrezik nga flakët, ndërsa banorët luftuan deri në orët e para të mëngjesit për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Ai theksoi se orët e ditës janë vendimtare për shuarjen e vatrave dhe kërkoi një angazhim më të madh të strukturave shtetërore përpara se errësira ta bëjë ndërhyrjen edhe më të vështirë.

Të them të vërtetën, kanë qenë orë të tmerrshme, orë ankthi të banorëve të qytetit të Krujës. Është bllokuar trafiku totalisht në vendet e caktuara, është ngritur perimetri i policisë, i postoblloqeve. Nga ana tjetër, janë evakuuar banorët, pra kemi shkuar deri në pikën e evakuimit të banorëve. Ndërkohë, unë kam mundur të avancoj për të shkuar deri në pikën ku zjarrfikësit po luftonin drejtpërdrejt me flakët e zjarrit.

Lagjja më problematike ka qenë lagjja Varosh, që njihet ndryshe, aty ku rrinë pak a shumë edhe krutanët e vjetër, pjesa që çon për në malin e Krujës. Nga zonat më të vështira, faktikisht, sepse është një zonë totalisht malore, është një zonë e cila ka një rrezikshmëri të lartë për sa i përket zjarreve, por edhe monitorimit apo ndërhyrjes së elementëve të zjarrfikëses në këtë zonë.

Unë kam filmuar praninë e dy helikopterëve, të cilët kanë funksionuar deri në një orar të caktuar, sepse pastaj, gjatë orëve të mbrëmjes, kur ka filluar të bjerë errësira, ato janë larguar dhe këtu ka qenë vështirësia, sepse banorët me të cilët diskutoja thonin që ne nuk kemi qenë të rrezikuar gjatë ditës, por fakti që janë larguar helikopterët, për shkak se nuk shikonin natën dhe nuk kishin fushëpamje, atëherë vatrat e caktuara të zjarrit që dukeshin të papërfillshme kanë dalë dhe kanë shkuar drejt shtëpive të banorëve.

Pra, lagjet Llubane, Ali Lam, lagjja e Abazes, që është djegur e para fare, sepse aty ka nisur zjarri, pra nga lagjja Abaze, rrugës që çon për malësinë e Krujës, në Qafë Shtamë, ka hipur zjarri në drejtim të malit të Krujës dhe aty ka rrezikuar edhe lagjen Varosh, që është lagjja për të cilën po flisja deri tani.

Po, sepse zjarri po përparon në ato lloj drejtimesh, pra nga poshtë-lart, kështu që duhet parë me shumë vëmendje ky moment. Nuk e them as për panik, as për gjë. Kam qenë në terren dhe i kam parë gjërat nga afër. Duhet që helikopterët të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jenë më shumë se pesë helikopterë.

Kështu që këto orë janë të arta për shërbimet zjarrfikëse, për helikopterët, për vullnetarët, për policinë, për ushtrinë. Duhet me punu derisa mos të… Pra, kur të bjerë nata, ata janë të pafuqishëm, jo se nuk punojnë, po nuk kanë rendimentin e ditës, se, për shembull, helikopterët fiken në orën shtatë pasdite, nuk punojnë më. Edhe nga ora gjashtë, kam përshtypjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.