Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
POLITIKE

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë: Po na fshijnë nga harta, sot në orën 19:00 mblidhemi për të mbrojtur qytetin

P
Piranjat31 July 2026, 09:57 · 5 min lexim
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë: Po na fshijnë nga

Kryetari i Bashkisë Memaliaj ka reaguar ashpër ndaj propozimit për shkrirjen e bashkisë në kuadër të hartës së re territoriale, duke e cilësuar vendimin një padrejtësi ndaj qytetit dhe 53 fshatrave që përfshin kjo njësi vendore.

Përmes një reagimi publik, ai shprehet se, pavarësisht kundërshtimeve të paraqitura në dëgjesën në Gjirokastër dhe në seancën dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë, argumentet e Bashkisë Memaliaj nuk janë marrë në konsideratë.

Sipas tij, mungesa e transparencës dhe e konsultimit me komunitetin cenon interesat e banorëve, ndërsa shkrirja e bashkisë do të sillte humbje të identitetit, traditave dhe kulturës së zonës, do të ngadalësonte zhvillimin ekonomik dhe do të nxiste më tej shpopullimin.

Reagimi i plotë 

Të dashur banorë të Bashkisë Memaliajt,
Në respekt të qindra mesazheve që më keni dërguar, ku me të drejtë kërkoni të protestoni për padrejtësinë që po i bëhet qytetit të Memaliajt dhe 53 fshatrave të tij mbi fshirjen e bashkisë në kuadër të hartës së re territoriale të propozuar, dua t’ju drejtohem me këtë mesazh;
SI Kryetar i Bashkisë Memaliaj, ndonëse kam marrë pjesë në dëgjesën e zhvilluar në Gjirokastër dhe në seancën dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë ku e kam kundërshtuar me forcën e argumentit propozimin që Bashkia Memaliaj të shkrihet, argumentat nuk janë marrë për bazë. Edhe pse Bashkia Memaliaj është bashkia e dytë në qarkun e Gjirokastrës, si për numrin e banorëve, ashtu edhe për sipërfaqen e tij mungon transparenca dhe mungon dëgjesa publike me komunitetin e Bashkisë Memaliaj për të dëgjuar zërin real të tyre.

Kam paraqitur të gjitha argumentet që tregojnë se një vendim i tillë sjell humbje të identitetit, traditave dhe kulturës sonë, ngadalëson ritmin e zhvillimit ekonomik, nxit më tej shpopullimin dhe bie ndesh me frymën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në një kohë kur kjo bashki po merrte gjallëri përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive, po përmirësonte infrastrukturën rrugore falë fondeve të bashkisë e mirëmenaxhimit të taksave vendore, po u përgjigjej problemeve të qytetarëve nga qendra e qytetit deri në fshatin më të largët;
Në një kohë kur, vit pas viti, po rriste performancën, të ardhurat dhe po shfrytëzonte më mirë potencialet e saj;

Në një kohë kur Bashkia Memaliaj po arrinte të mirëmenaxhonte çdo qindarkë, dhe në një kohë kur qeveria duhej të investonte në infrastrukturën rrugore, ujore, energjetike dhe arsimore për ta zhvilluar më tej këtë bashki, i dha shuplakën më të hidhur duke propozuar shkrirjen e tij.
Komisionit që e sheh Bashkinë e Memaliajt si barrë buxhetore dua t’i bëj një pyetje: për çfarë janë taksat e shqiptarëve? A janë për AKSHI-n, për tunelet që kushtojnë dhjetëra miliona euro më shumë se parashikimet, për koncerte luksi apo për pagesa charter? Apo janë për të garantuar zhvillimin dhe shërbimet për qytetarët? Me këtë vendim, keni tejkaluar çdo kufi në raport me banorët e Memaliajt.

Ndaj sot, banorëve të qytetit dhe të 53 fshatrave u them se jam plotësisht dakord me kërkesën tuaj për të protestuar. Jam dakord që sot, në orën 19:00, të mblidhemi te Ura e Vjetër, në hyrje të qytetit, për të mbrojtur të drejtën tonë dhe të ardhmen e Memaliajt.
Sot, më shumë se kurrë, në mbrojtje të Memaliajt. Sepse ka vendime që nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti; thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.