Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

Kryebashkiaku socialist i Divjakës i bashkohet protestës kundër "Territoriales": Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju

P
Piranjat 4 August 2026, 11:58 · 3 min lexim
Kryebashkiaku socialist i Divjakës i bashkohet protestës kundër

Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dalë haptazi kundër draftit të PS për shkrirjen e 15 bashkive në vend. Duke folur gjatë portestës në Divjakë, Gorrea ka theksuar se një pjesë e madhe e punonjësve të administratës bashkiake janë bërë pjesë e tubimeve, pasi ndihen të rrezikuar për vendet e tyre të punës nga ky riorganizim i paralajmëruar.

Më tej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos i sulmojnë punonjësit e administratës, ndërkohë shtoi se fokusi i vetëm i kësaj lëvizjeje duhet të jetë mbrojtja e statusit të qytetit.

“Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju, janë me ne, janë edhe këtu. Në të katër ditët prania jonë ka qenë e konsiderueshme, protesta është e bukur. Por ne nuk do t’i lëmë shërbimet. Patjetër që shumë nga ata i keni këtu… Çdo punonjës i bashkisë personalisht ndihet i kërcënuar, sepse në fund do humbasë punën.

Ata janë bashkë me ne, ishin që ditën e parë. Veprimet dhe kërkesat tuaja politike drejtojini në vend tjetër. Këtu kemi një qëllim: Divjaka bashki. Të gjitha keqkuptimet, të gjitha dëshirat e tjera që keni, gjeni një vend tjetër. Këtu t’ia lëmë këtë shesh bashkisë Divjakë. Mos më akuzoni asnjë punonjës të bashkisë, se të gjithë janë me ju dhe këtu do jemi derisa të ruajmë këtë bashki," u shpreh kryebashkiaku.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, nga sheshi qytetarët kanë thirrur në kor: “Ta bëjmë si Poliçani!”. Disa ditë më parë, banorët e Poliçanit u ngritën në protestë kundër ndarjes së re territoriale, ku në shenjë revolte qytetarët socialistë dogjën edhe teserat e partisë. Po atë ditë, kreu i PS-së në atë qytet, Erion Zylyftari dha dorëheqjen, duke thënë se vendimi për prekjen e Bashkisë së Poliçanit është një padrejtësi dhe një turp i madh ndaj qytetarëve të këtij qyteti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.