Tirana pa Plan Urban të Trafikut, KLSH: Qarkullimi menaxhohet vetëm me semaforët
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Tau...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ësht&...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. ...
Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur Një person dyshohet se ësh...
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Seanca parlamentare e dedikuar procesit të integrimit evropian u shndërrua në një arenë përplasjesh të ashpra politike, ku opozita lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë për mungesë serioziteti dhe përgjegjësie.
Shkak u bë mungesa në sallë e Kryeministrit dhe kryenegociatores, çka solli një reagim të fortë nga deputetët e opozitës.
Në një fjalim për procedurë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi se një seancë kaq jetike për të ardhmen e vendit nuk mund të zhvillohet "sa për procedurë", duke e cilësuar Kuvendin si "një noteri, apo një ministri më shumë të kësaj qeverie".
Sipas saj, është e papranueshme që për një proces me rëndësi madhore të mungojnë aktorët kryesorë, të cilët duhet të jepnin llogari para përfaqësuesve të popullit.
"Ne kërkojmë llogari dhe nuk marrim asnjë përgjigje," theksoi Xhixho, duke shtuar se dëgjesat në komisione kanë qenë "totalisht formale".
Akuzat e saj shkuan më tej, duke prekur disa nga çështjet më të nxehta të aktualitetit. Xhixho kërkoi llogari për "mburojën politike" që, sipas saj, iu dha një ish-zëvendëskryeministri, si dhe për një deklaratë të Kryeministrit me presidentin serb Vuçiç, e cila nuk ishte mandatuar nga Parlamenti. Xhixho akuzoi qeverinë se po ndjek një "korsi tjetër" në procesin e integrimit, dhe jo atë të anëtarësimit të plotë.
Në fjalën e saj u përmendën gjithashtu "korrupsioni galopant", "kapja e institucioneve" dhe fakti që vendi "është ende në vendnumëro". Sipas ligjvënëses së PL-së, procesi i integrimit nuk po pengohet nga ajo, por nga vetë qeveria, e cila me veprimet e saj po bën që shteti i së drejtës, llogaridhënia dhe demokracia të mos funksionojnë.
Në përfundim, ajo tha se momenti aktual gjeopolitik është tejet i rëndësishëm për Shqipërinë dhe nuk mund të "digjet për kapriçot e një mazhorance që nuk e ka interes integrimin evropian". Kërkesa e palëkundur e opozitës mbetet prania e Kryeministrit dhe kryenegociatores në Kuvend për të dhënë shpjegime për të gjitha pyetjet që shqetësojnë jo vetëm opozitën, por çdo qytetar shqiptar.
Ne oborrin e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi: "Këta individë nuk kanë asnjë interes absolutisht në procesin e integrimi...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke folur për procesin e integrimit në Kuvend tha se opozita e ka treguar qëndrimin e saj pro an&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion, varfë...
Ulsi Manja ka kërkuar fjalën për replikë pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha, me pretendimin se iu përmend emri pre...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar që ndërkohë që në sencë plenare po diskutohet në lidhje ...
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka qenë i ashpër në Kuvend, ku kërkoi transparencë për raportin e IBAR-it, ndërsa poho...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të thërriste në seanc&e...
Ish kryeministri shqiptar dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë thirrje për të marrë pjesë në pro...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra nga foltorja e Kuvendit, duke sulmuar qeverinë dhe duke e cilësu...
Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezull...