Kryeministri Rama sulmon sërish protestuesit: Errësirë e një mallkimi të vjetër!

Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Në një postim në rrjete sociale, Rama i ka quajtur protestuesit të përdorur nga interesat e personave të veçantë që interesohen që sheshi të mbushet plot prej 24 ditësh, në atë që është quajtur si lëvizja më e madhe qytetare që nga rënia e komunizmit.
Rama ka ndarë fotografinë e një protestuesi të ulur para Kryeministrisë, ndërsa përpiqet të tregohet dashamirës duke u shprehur se mund t’i kuptojë hallet që nxjerrin në shesh çdo ditë mijëra qytetarë, por se sipas tij, po punon për ta bërë më të mirë Shqipërinë.
Megjithatë kjo dashamirësi nuk vijon shumë, pasi shkrimi i Ramës përfundon me sulmin ndaj protestuesve, të cilët i quan “vetë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë”.
Lexo edhe
POLITIKE
U sulmua nga Edi Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për ta baltosur!

Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës, reagon ministria e Jashtme gjermane: Njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë...

Revolta për largimin e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat

Shkullaku: Brenda partisë së autokratit të çmendur s’guxon njeri t’i thotë Ramës, o idiot, ik se more në qafë Shqipërinë

“Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin

“Newsweek”: Protestat në Shqipëri kërkojnë tani rrëzimin e qeverisë

‘Me ‘romantizma’ politikë s’rrëzohet Rama’, Bushati: Rruga e vetme për ta larguar, dhuna





