Kryeministri Rama tallet me pankartat e protestuesve: Rroftë mememania!

Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj pankartave dhe mesazheve të protestuesve kundër projektit të shumëpërfolur të Zvërnecit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan me ironi se ndonëse nuk pajtohet me revolucionin, siç thotë, imagjinar të flamingove, vlerëson kreativitetin e memeve dhe materialeve satirike që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe.
“Rroftë mememania”, shkruan Rama, teksa vijon talljen duke thënë se fjalimet e protestuesve i ngjallin keqardhje, ndërsa memet e krijuara nga qytetarët i duken argëtuese dhe kreative.
Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”,- shkruan Rama në facebook.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama në burg!”/ Revoltohen shqiptarët në Shtutgart, protestë në mbështetje të qytetarëve në Tiranë

“Rama është i bllokuar nga protestat”, Protothema: Diaspora greke ka 1,000 hektarë tokë në Zvërnec

“Protestat po shkojnë drejt përshkallëzimit”, Malkaj: Rama ka lajthitur rëndë!

“Ishte pika e fundit”/ Si dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

Mijëra qytetarë në shesh kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Agim Nesho: Diktatori i flamingove nuk mund të ndalojë fluturimin e lirë të shqipon...

“U kurova falë rrjeteve sociale, jo falë sistemit”/ Dajana Kalo i përgjigjet Ramës: Po qytetarët e zakonshëm që nuk kanë zë, kush i dëgjo...

Edi Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

Protestuesja i përgjigjet Ramës: The se po prishim turizmin, por po na njeh gjithë bota





