Foto/ Shoferi i "Alba-Beton" i jepte betonieres që u përplas me patentë të skaduar!
Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyetje...
Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyetje...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karro...
Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026, renditet ndër vendet me treg...
Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re t&...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të bulmetit. Fabrikat kanë investuar në teknologji, fermerët kan&e...
Një anije cisternë nafte ka shpërthyer në Ngushticën e Hormuzit pasi dyshohet se është përplasur me një minë...
Era e fortë dhe deti i trazuar kanë ndryshuar panoramën në bregdetin e Vlorës mesditën e kësaj të diele, duke detyruar...
Mafia e drogës po shtrëngon kontrollin e saj në të gjithë Evropën, duke terrorizuar komunitetet, duke kërcënuar zyrtar...
Një tjetër protestë qytetare është thirrur këtë të hënë, më 27 korrik, përpara Parlamentit, me thi...

Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave të investimeve reale. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nxjerr në pah një panoramë shqetësuese: Investime të pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.
Në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizohet se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, shuma e investimeve për sistemin e kanalizimeve, mbetet shumë larg nevojave reale. KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen në kanalizime, duke u luhatur në disa raste nga 2% deri në 58%.
“Fondet e destinuara për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Tiranës kulmojnë në vitin 2015, ku pesha e këtyre fondeve zinte 58% të investimeve vjetore, ndërsa në vitin 2022 shënohet përqindja më e ulët e investimeve për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, me vetëm 2.1%, pavarësisht se ishte viti me buxhetin më të madh total të investimeve (rreth 2.8 miliardë lekë). Për gjithë periudhën 2015-2024 investimet gjithsej të UKT sh.a. janë 7.038 milionë lekë dhe ato për sistemin e kanalizimeve vetëm 13.2% e tyre, ose 927 milionë lekë” thuhet në auditim.
Në raportin e publikuar të KLSH evidentohet se infrastruktura e kanalizimeve është e vjetër, shpesh e dëmtuar dhe në shumë zona funksionon në kapacitet maksimal, duke shkaktuar përmbytje gjatë reshjeve të dendura dhe derdhje direkte të ujërave të ndotura në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës. KLSH nënvizon se deri në vitin 2022, 50% e popullsisë urbane nuk kanë patur kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurtë. Ndërsa një tjetër shqetësim i konstatuar në auditim është edhe fakti se 30% e popullsisë përdor sisteme jo të lidhura me rrjet kanalizimesh (gropa septike), shpesh pa trajtim të mëtejshëm.
Ujërat e zeza derdhen direkt në lumenj
Sipas raportit të KLSH, ujërat e ndotura në kryeqytet vazhdojnë të derdhen drejtpërdrejt në lumenj, përfshirë Lanën dhe lumin e Tiranës, pa trajtim dhe pa kontroll. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se mungesa e koordinimit institucional dhe investimeve të mjaftueshme, në kundërshtim të hapur me Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2023-2030, ka sjellë përkeqësim të vazhdueshëm të situatës.
“Zhvillimi i infrastrukturës nuk ka ndjekur ritmin e urbanizimit të shpejtë, duke krijuar risk serioz për ndotje mjedisore, përmbytje dhe shëndetin publik” thekson auditimi.
Auditimi i KLSH evidenton se Lumi i Lanës ka rreth 85 pika shkarkimi që derdhen në të, shumica e të cilave ndodhet në segmentin e sistemuar, por pavarësisht kësaj, gjatë reshjeve të dendura, rrjeti i kanalizimeve nuk arrin të përballojë volumin e ujërave, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit.
Lana është kthyer prej dekadash në një kanal të hapur ujërash të zeza në zemër të Tiranës, si rezultat i ndërhyrjeve të njëpasnjëshme urbane dhe mungesës së investimeve funksionale në kanalizime dhe trajtim të ujërave. Betonizimi i shtratit dhe zgjerimi i qytetit i hoqën përroit funksionin natyror, ndërsa derdhja direkte e ujërave të ndotura zhduku jetën biologjike dhe krijoi ndotje kronike, erë të rëndë dhe rrezik shëndetësor. Prej viteve ’80 janë propozuar zgjidhje teknike për furnizim me ujë dhe ndërtim impiantesh pastrimi, janë hartuar projekte dhe janë shpallur financime prej qindra milionë euro, por shumica e tyre nuk u përfunduan kurrë.
Raporti i KLSH-së nxjerr në pah një realitet të hidhur: Tirana po zgjerohet mbi një infrastrukturë kanalizimesh të mbingarkuar, pa investime të duhura dhe të keqmenaxhuar, duke bërë që banorët e kryeqytetit të përballen me pasoja mjedisore dhe shëndetësore./ACQJ
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me ironi dhe nota tallëse, ndërkohë që shirat e rrëmbyer të dy dit&eum...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës. Dhe kësaj here ai e ka gjetur një justi...
“Edi Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë”. “Agasi kishte vjedhur të dhënat e shqiptar&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi në konferencën e ditës së sotme se të premten do të zhvillohet një t...
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe kunatit se fshihen pas skandalit me tenderat e AKSHI-t. Berish...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se nëpërmjet Ergys Agasit përgjoi telefonat dhe kompjuterat e ambasadav...
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet si pa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët foli për ssituatën e përmbytjeve. Berisha akuzoi qeverinë...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përmbytjet masive të shkaktuara prej ditës së djeshme në vend, si pasojë e r...
Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka reaguar ndaj përmbytjeve, duke akuzuar qeverinë për propagandë teat...