POLITIKE

“Kujdes drutë te vila e shefes”/ PËRGJIMET që çuan SPAK te prona e fshehtë e Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 20:32
“Kujdes drutë te vila e shefes”/ PËRGJIMET që

Nga Elton Qyno 

Për një periudhë 1 vjeçare thuajse të gjithë puntorët që shërbenin në Vilën F-6 dhe Alketa Pano, sekretarja persona e zv/kryeministres Belinda Balluku, janë përgjuar nga prokuroria e Posaçme, duke nxjerë në skenë, vila luksoze me pishinë, posedohet nga Balluku.

“Shefja”, siç e thërasin puntorët dhe sekretarja shfaq interes dhe kujdeset për çdo gjë, deri tek meraku i saj për ti future drutë brenda pasi i lageshin nga shiu që po binte në muajin Dhjetor 2024 në Dhërmi.


Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se përgjimi ka filluar nga dhjetori 2024 deri në dhjetor 2025, duke nxjerë në drejtë informacione që të japin indicie të forta për të dyshuar se kjo vilë luksoze posedohet “de fakto” nga Belinda Balluku.

Ndërsa në letra ekziston si pasuri e porositur nga ish-futbollisti Igli Tare, i cili ka deklaruar në SPAK se vilën ja ka lënë Ballukut për shkak të miqësisë dhe raporteve intime që ka pasur me të gjatë kohës së adoleshencës.

Por realisht në dokumentat hipotekorë, kjo vilë vijon të jetë në emër të kompanisë “Eurocol” që zotërohet nga oligarku, Pandeli Carapuli.

Sipas dëshmisë së Carapulit, prona nuk ka kaluar në emër të Igli Tares, pasi ai ende nuk ka paguar shumën e mbetur prej 75 mijë euro, duke mos respektuar kushtet e kontratës së porosisë.

Por ndryshe nga çfarë pretendon biznesmeni Carapuli dhe ndryshe nga çfarë thotë Igli Tare, përgjimet telefonike të bëra mes shoferit personal të Belinda Ballukut dhe sekretares personale, flasin për një realitet tjetër.

Kur dëgjon përgjimet mes shoferit, Albert Ushe, sekretares Alketa Pano dhe pastrueses së vilës Lavdije Smone, kupton se Vila luksoze F-6, qysh prej qershorit 2019 e deri më sot, vijon të banohet dhe gëzohet nga Belinda Balluku, fëmijët dhe familjarët e saj.

Veç përgjimeve SPAK dhe BKH ka marë në pyetje Shoferin dhe pastruesen, të cilët kanë pranuar se vila banohet nga Belinda Balluku dhe askush tjetër.

Në bisedën e përgjuar në 23 dhjetor 2024, një ditë para Krishlindjeve, jepet një tablo për një situatë furtonë shiu, ku Belinda Balluku, interesohet përmes sekretares së saj personale, “…që të futen brenda drutë, në mënyrë që të mos lagen nga shiu…”.

Biseda ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

Albert Ushe: Po Keti?

Alekta Pano: Berti, hë më? me zorr arritët ë?,

Albert Ushe: Uëëëu! Furtun!,

Alekta Pano: Po si kan bo? Apo andej kshu…?

Albert Ushe: Gjith rruga është një gjë kshu…,

Alekta Pano: T’merr ë?

Albert Ushe: Eee, po. Kemi, kemi një or e gjysëm që kemi ardh.

Alekta Pano: Po po, se m’tha Lavdija pra, s’kishte drita, prandaj po ashtu. Shiko, vetëm mos na lagen drut ka merak shefja.


Albert Ushe: Jo jo! Drut i futëm direkt.

Alekta Pano: I futët ku? Brënda? Nga Viola? Nga?

Albers Ushe: Ëëë, tre thes i futëm brënda dhe të tjerat aty te ai dollapi.

Alekta Pano: Janë brënda domethënë, nuk lagen? Okej. Super.

Albert Ushe: Jo jo… për t’lagur drut erdhëm ne?

Alekta Pano: Epo… e ke parasysh? Jo, varet ku na kap noj shi, noj budallik, se e kishte merak.

Albert Ushe: Po jo moj. U lagëm në për t’futur drut, mos u mërzit.

Alekta Pano: Hahahahahahahaha! Hajde, paçim.

Albert Ushe: Hajt

Alekta Pano: Hajt, rrofsh. Paçim paçim.

Në kohën e telefonatës rezulton se Albert Ushe ka qenë në Dhërmi, pasi celulari i tij ka aksesuar rrjetin nëpërmjet antenës që ndodhet në Dhërmi.

Lidhur me posedimin dhe përdorimin e Vilës F-6 në SPAK është thirur dhe marë në pyetje pastruesja e shtëpisë, Lavdije Smone.

Kjo e fundit ka deklaruar se punon dy herë në javë në shtëpinë e Belinda Ballukut dhe një herë në javë në shtëpinë e nënës së Sokol Ballës.

Në familjen e Belinda Ballukut, ka filluar punë para rreth 10 vitesh, ku punon dy ditë në javë. Ajo deklaron se paguhet 20,000 lekë në muaj. Pagesën e merr çdo 15 ditë. Zakonisht pagesa i lihet në tavolinë kur vjen data. Thuajse nuk ka kontakt fare me Belinda Ballukun.

Për porositë apo kërkesat që ka, i shkruan në telefon. Ajo deklaron se nuk është e regjistruar në organet tatimore.

Lavdija ka pohuar se ka punuar në vilën të kompleksi “Garden”. Aktualisht, që prej rreth 7 vitesh punon te banesa te kompleksit “Nobis”. Po ashtu ka punuar edhe te vila në Dhërmi.

Te kjo vilë ka shkuar gjatë sezonit të verës dhe ndonjëherë edhe për vitin e ri. Mesa kujton për herë të parë ka shkuar para 3 apo 4 vitesh. Në Dhërmi shkon zakonisht 2 herë gjatë sezonit të verës, një herë në fillim dhe një herë në fund të sezonit. Shkon dhe një herë për Vit të Ri.

Ajo deklaron se shkon gjithmonë me shoferin e fëmijëve të familjes së Belinda Ballukut, i cili quhet Berti, si dhe burrin e saj, Lavdrim Smone.

Vila është 2 katëshe me të bardhë nga jashtë dhe ka një pishinë. Ajo deklaron se pastron vetëm shtëpinë nga breada. Brenda, Vila ka 2 dhoma gjumi, 2 banjo dhe sallonin. Ajo deklaron se për të shkuar në Dhërmi, i tregon Belinda Balluku, Albert Ushe ose Joana Bushi.

Ata i thonë se nesër apo në këtë ditë duhet të ikin në Dhërmi. /Syri.net

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan