Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

P
Piranjat 6 June 2026, 09:26 · 2 min lexim
Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar ashpër lidhur me projektin për ndërtimin e një kulle pas Pallatit të Kongreseve në kryeqytet.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Tabaku sqaroi se qëndrimi i saj nuk lidhet me ndonjë ndjenjë nostalgjie për të shkuarën, por me mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve.

“Asnjë nostalgji për reliket e vjetra të komunizmit. Vetëm respekt për pronën publike dhe pasurinë publike,” shkruan deputetja demokrate, duke vënë theksin te menaxhimi i këtyre hapësirave nga institucionet shtetërore.

Tabaku ka lëshuar akuza të forta ndaj Korporatës së Investimeve, duke deklaruar se ky institucion po sillet me pronat e përbashkëta sikur t’i kishte private. Ajo ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mungesën e transparencës në vendimmarrje, duke listuar edhe zona të tjera të vendit ku po ndodh e njëjta gjë.

“Korporata e investimeve sillet me pronën publike si ta kenë pasurinë e tyre. Kush janë këta që i marrin vendimet pa asnjë proces transparent? E njëjta situatë në Zvërnec, në aeroportin e Vlorës, në Durrës, etj. Nuk ka asnjë vendimmarrje transparente,” nënvizon Tabaku.

Sipas deputetes së PD-së, kjo mënyrë veprimi e pushtetit, e cila përqendron pasurinë në duart e një pakice, po i detyron qytetarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Ky sistem i nxjerr njerëzit në rrugë për të protestuar. Sistemi që ka përqendruar pasuritë tek pakica, sistemi që e trajton pronën publike si private. Duhet të ketë meritokraci edhe në ekonomi,” mbyll reagimin e saj Jorida Tabaku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.