Kumbari ka foto, jep dhe intervistë

Nga Luçiano Boçi
Kur antimafia italiane është përballur me gjetjen e kumbarit të rradhës, ka pasur gjithmonë një problem jo të vogël.
Nuk ka pasur foto të tij, vetëm ndonjë të rastësishme në moshë të re.
Por kohërat dhe vendet ndryshojnë.
Kumbari në Shqipëri jo vetëm ka foto por ka tentuar dhe statuja prej bronzi e betoni, sikurse patjetër ka pushtet politik.
Drejton vendin dhe argëtohet, jo duke mbjellë domate si Riina apo Provenzano, por duke mbjellë sharje, urrejtje, përçarje, arrogancë me intervista e dalje publike.
Ëndrra më e madhe e Edi Ramës ka qenë pikërisht kjo: jo të ishte Kryeministër se tashmë i është zverdhur.
Por të thirrej ‘Godfather’.
E transmeton vetë tek hedh sfidën e provës ndaj publikut, por dhe për një episod që e njeh mirë vetë që lidhet me orën dhuratë nga ‘çunat, ‘Unique piece, One of one’ e firmës së mikut të tij e sigluar ‘Albanian Godfather’.
Dhe vjen momenti kur gjuha si pasqyrë e psikikës dhe e fakteve të zbulon.
Deklarata e Edi Ramës për Financial Times, ku i përgjigjet akuzave me vulgaritet dhe me logjikën ‘nuk më takon mua të provoj që nuk jam Godfather’, është një nga ato momente kur Rama heq kostumin institucional dhe del në publik me fytyrën e tij të vërtetë.
Kjo nuk është ‘gafë’, është një vetëautopsi politike me gjuhën e arrogancës së kthyer në metodë qeverisjeje.
Shpalos dhe dimensionin e sharësit publik, duke iu drejtuar protestuesve e publikut në formën më të shëmtuar dhe të papranueshme me f… you!
E në sharje me thënë të drejtën, askush nuk ia kalon e këtë e ka dëshmuar Financial Time e jo vetëm.
Një drejtuese bordelloje thirrej e thirret me titull ‘madame’.
Madje dhe gjuha aty përtej akteve ka ca rregulla politese.
Jo fyerje, jo sharje jo f… you.
Ndërsa në bordellon e pushtetit tonë, drejtuesi quhet lartësisht ‘kryeministër’.
Por gjuha e tij sharëse lincuese, trondit e tejkalon çdo proksenet (drejtues bordelloje) tjetër.
Dhe kur kjo gjuhë vendoset në rreshtat e një medie prestigjoze alarmi për shëndetin politik e mental të pushtetit është i kuq.
Një kryeministër që përballet me protesta, akuza për korrupsion, shqetësime për pasuritë publike, dyshime për para të pista dhe pyetje mbi vendimmarrjen shtetërore, nuk mund t’i përgjigjet qytetarëve me sharje e me ‘më provoni që jam unë’ sikur publiku ka barrën e provës ndërkohë që ai është vetë prova e faktuar dhe e stërfaktuar.
Sepse problemi nuk është vetëm penal. Problemi është politik. Është moral. Është institucional.
Dhe të gjitha të çojnë tek një zgjidhje:
Përmbysje, pasi dorëheqja nuk është më opsion!
Lexo edhe
POLITIKE
Protesta vë në lëvizje PS/ Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve

Rama ofendoi protestuesit/ Reagon Bardhi: F*ck you nuk është lapsus, por mënyra se si ai e ushtron pushtetin

Rama për Bloomberg: Nuk tërheqim mbështetjen për projektet e Jared Kushner, protestat janë teatër politik

Marjana Koçeku letër Ramës: Shqiptarët janë lodhur nga ju! Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

Rama iu tha “F*ck You” protestuesve/ Shehaj: Fundi i një kryeministri është kur shan popullin e tij





