Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
POLITIKE

Kundër terapisë homronale/ Koalicioni Pro Familjes, aktivistët: Do luftojmë për fëmijët dhe të drejtat e prindërve

P
Piranjat 1 June 2026, 19:07 · 7 min lexim
Kundër terapisë homronale/ Koalicioni Pro Familjes, aktivistët:

Kryetarja e Partisë Demokratike, Dega 9 në Tiranë, Eda Grimci mbajti një fjalim gjatë “Marshimit për Jetën”, të organizuar nga Koalicioni Pro Familjes. Gjatë fjalës së saj, ajo shprehu shqetësimin e saj për politikat dhe nismat që, sipas saj, prekin institucionin e familjes dhe mirëqenien e fëmijëve. Grimci u bëri thirrje qytetarëve që, pavarësisht bindjeve politike apo dallimeve të tjera, të bashkohen në mbrojtje të familjes dhe fëmijëve, duke e cilësuar familjen si themelin e kombit dhe të shoqërisë shqiptare.

Grimci: Për një mision, misionin më të shenjtë, atë të nënës. Nuk e dija se sa e rrezikshme ishte axhenda që po mundohet të instalohet këtu derisa u përballa personalisht me të. Bëra një status si një nënë, ku pashë fëmijë të përdoreshin për propagandë duke u përdorur si kavje eksperimentesh në tubime, manifestime erotiko-politike, ekonomike. Dhe qëndrova dhe pata një reagim, nuk e keni idenë sulmet që pësova nga ky reagim. Aty kuptova që gjithçka që kishte thënë familja Pano ishte e vërtetë. Ne jemi në rrezik. Familja shqiptare është në rrezik, fëmijët shqiptarë janë në rrezik. Janë në rrezik nga një shtet i cili nuk kujdeset për familjen, nuk e ndihmon familjen, por kujdeset për axhenda të cilat e shkatërrojnë familjen. Sulmi që m'u bë mbas atij postimi ishte i jashtëzakonshëm. Aty kuptova se ata janë të organizuar, janë shumë dhe ngrohen nën petkun e viktimizimit, po na godasin në gjënë më të shenjtë tek fëmijët tanë. Nëse deri më sot kemi luftuar për punën, për bukën, për rrugët, për mirëqenien, sot duhet të çohemi të gjithë tej çdo ndasie, tej çdo ngjyre jemi për fëmijët, nuk ka asgjë më të shenjtë sesa fëmijët. Është detyrimi i çdo prindi, është detyrimi i çdo nëne. Misioni i nënës është të mbrojë familjen, është të mbrojë fëmijët. Pa familje të fortë nuk ka komb, nuk ka atdhe. Është pikërisht kjo familje që na ka mbajtur të bashkuar, është pikërisht familja dhe rreziku që na kanoset që na bashkon sot në këtë shesh. Prandaj, kështu siç jemi të mos ndalemi, të mbrojmë familjet, të mbrojmë fëmijët, të mbrojmë kombin sepse familja shqiptare është në rrezik dhe nuk duhet ta lejojmë këtë gjë.

Në protestë mbajti fjalën edhe aktivistja Linda Pano, e cila bëri thirrje për mbrojtjen e familjes dhe të drejtave të prindërve. Ajo theksoi se nuk ka kauzë më të rëndësishme sesa fëmijët dhe familja, duke kundërshtuar thirrjet për anulimin e marshimit dhe duke ftuar qytetarët të qëndrojnë dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Linda Pano: Jam e lumtur që ndodhemi bashkë sot këtu, për familjen, për fëmijët, për lirinë, për të drejtën dhe të vërtetën. Shumë njerëz na thanë që: “Anullojeni marshimin për jetën, sepse ka kauza të tjera më të rëndësishme.” Po a ka një kauzë më të rëndësishme sesa fëmija? A ka një kauzë më të rëndësishme sesa familja? Sot jam e lumtur që shqiptarët nuk kanë vdekur, por janë gjallë! Nuk kanë vdekur, por janë në këmbë! Dhe janë gati të qëndrojnë, të jetojnë dhe të vdesin për fëmijët e tyre. A ka shqiptarë këtu që mund të thonë: “Ne do të qëndrojmë! Për fëmijët e mi! Për lirinë time! Për familjen time!”

A e dini, në udhëtimet tona në vende të ndryshme dhe në konferenca, në njërën prej tyre kam parë një nënë që qante dhe i rridhnin lotët si shi, ndërsa tregonte se si shteti i kishte marrë vajzën 13-vjeçare. Dhe tregonte që ishte shtrirë në korridoret e spitalit për 12 orë, ndërsa kasapët i kishin prerë vajzës së saj pjesë nga trupi… pjesë të shëndetshme nga trupi, për ta kthyer nga vajzë në djalë. Dhe pas asaj konference unë kam thënë: do të kthehem në Shqipëri dhe do të sigurohem që asnjë nënë të mos qajë fëmijën e saj në mënyrën që unë pashë që ajo nënë qante. Dhe kjo është arsyeja që ne jemi këtu. Mos i lejoni ata që kanë axhenda të caktuara, që nuk janë të mira për asnjë njeri, që të vijnë e të vendosin për fëmijët.

A e dini, është përgjegjësia e prindit, detyra e prindit dhe e drejta më e lartë e prindit që të vendosë për fëmijën e vet. Çdo njeri tjetër që kërkon të ndërhyjë nuk ka të drejtë. Prandaj unë sot dua t’ju inkurajoj: qëndroni dhe luftoni! Sepse në qoftë se nuk luftoni ju për fëmijët tuaj, bota do të jetë e pamëshirshme për ta. Prandaj ne jemi sot këtu për të qëndruar dhe luftuar. Zoti i bekoftë fëmijët shqiptarë! Zoti e bekoftë familjen shqiptare!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.