Kur nuk ka përllogaritje zyrtare për përfitimet e një koncerti, le të luajmë kungulleshkash me Kryeministrin

Nga Irena Beqiraj
Kryeministri po na fton të luajmë kungulleshkash. Ai thotë - ndërkohë që nga ky koncert - në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve - ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura,"! Pra Kryeministri pretendon se ka përllogaritje por, një matje të tillë nuk paraqitet në relacionin e projektligjit të aktit normativ. Nëse një llogaritje e ndikimit përfundimtar ekonomik do të ekzistonte ajo do të shpjegohej me shifra në relacionin e Aktit Normativ, duke filluar me të dhenat e kapacitetit, përqindja e vizitorëve jashtë qytetit dhe multiplikatorin ekonomik .
Nëse kjo matje do të ekzistonte do të vendosej në relacionin e Aktin Normativ edhe si e tillë do të konsiderohej shifër zyrtare duke u bërë u automatikisht një target për t'u arritur. Ndërsa relacionin nuk përmban asnjë përllogaritje apo vlerësim sasior qoftë edhe një shifër të vetme të ndikimit në ekonomi të këtij eventi, Kryeministi e deklaron atë në FB .
Matjet e ndikimit ekonomik të gjithë projekteve të financuara apo të mbështetura nga prona publike pa proçedurë pa garë, bazohen në qasjen e vjetër "në mos qofshin u sajofshin". 100 milionë euro jo vëtëm që nuk është shifër zyrtare por për më keq është hamendësim i dobët i bërë në mungesë të njohurive.
Them në mungesë të njohurive sepse ekonomiksi i koncerteve tregon se përfitimet nga koncertet më gjigante në stadiume me kapacitet më më madh se 80,000 persona, nuk i kanë kaluar 47 milionë dollarë. Hamendësimet bombastike pa laps e letër të Kryeministrit tonë kanë vetëm një qëllim të mbulojnë sjelljen e përsëritur destruktive të kësaj qeverie me financat publike edhe pronën publike. Ai refuzon të pranojë se qeverisja është një mandat për të ekzekutuar vendime brenda proçedurave të miratuara si e vetmja mënyrë për të garantuar përfitimin publik .
Kryeministri Perandor i urren ligjet, proçedurat, rregulloret, kufizimet që ato i imponojnë. Aq shumë e bezdisin sa në mënyrë aluçinante shkon deri aty sa për në nxjerrë 4.2 milionë euro nga buxheti pa asnjë proçedurë e klasifikon një koncert emergjemcë.
Edhe për më keq vërdallë ti nuk ka mbetur më asnjë ti thotë jo!
Lexo edhe
POLITIKE
Bardhi në Parlamentin Europian: Rama refuzon te japë llogari për aktet që mbajnë firmën e tij

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

Tabaku akuza qeverisë: 4.3 milionë euro nga buxheti për të shpëtuar një koncert! Kjo është ekonomia e fasadës

“Shteti nuk zëvendësohet me spektakël”/ “Neomalsorja”: 4 milionë eurot e stadiumit njëpërdorimësh duhet të investoheshin në parandalimin ...

Analiza në revistën e njohur britanike: Shqipëria nuk do të ketë zhvillim pa demokraci

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

Kryeministri Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte tallet me atletet e tij të bardha

Zhupa: 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave për një koncert privat. Kuvendi nuk duhet ta miratojë





