Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Kur nuk ke përgjigje për hallet, do flasësh për “hallat”

P
Piranjat25 June 2026, 19:38 · 5 min lexim
Kur nuk ke përgjigje për hallet, do flasësh për

Nga Lutfi Dervishi

Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse po protestojnë qytetarët? Por ka katër narrativa devijuese, të prodhuar me shpejtësi dhe shpërndarë me koordinim. Vetë ekzistenca e tyre është, paradoksalisht, përgjigja më e plotë që qeveria mund të japë.

Narrativa e parë: “protestuesit po vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.”
Befas, debati nuk është më te kërkesat e njerëzve në shesh, por te prania e qytetarëve nga Prishtina e Shkupi. Citohen UÇK-ja, veteranët, liderë politikë e figura historike rajonale, gjithçka, përveç arsyes pse sheshi u mbush.

Qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë një grusht njerëzish (një pjesë shtetas të Shqipërisë) midis dhjetëra mijërave. Megjithatë kjo temë po zotëron thuajse gjithë hapësirën e debatit virtual dhe televiziv. Kjo nuk është rastësi, por strategji, sepse sa herë flitet për atë grusht njerëzish, nuk flitet për faktin se paga mesatare neto shqiptare është 60-70% nën mesataren e BE-së, ndërkohë që çmimet kanë arritur nivelet europiane. Ky hendek e jo Prishtina, është ai që ka nxjerrë njerëzit.

Narrativa e dytë: “protesta është e nxitur nga fuqi të huaja.”

Lista e “fajtorëve” rrotullohet me shpejtësi marrëse: forca të errëta, rusët, iranianët, greqia, serbia dhe, në kulmin e kreativitetit, algoritmet e rrjeteve sociale. Mjaftoi një incident i izoluar me një flamur që protesta e tërë të etiketohej si “anti-izraelite”.

Kjo teknikë ka emër: kur nuk mund t’i rrëzosh argumentet e tjetrit, e shpall atë armik të interesit kombëtar. Kërkesat e sheshit kanë qenë dhe mbeten krejtësisht të brendshme: transparencë mbi kontratat me investitorë strategjikë, shfuqizim i ligjeve të bëra me porosi, fund i arrogancës institucionale. Nuk ka nevojë për Iran apo Rusi për t’i shpjeguar. Ndoshta e shpjegon fakti që në Shqipëri gjysmë milioni njerëz jetojnë me paga nën njëzet mijë lekë në muaj.
Narrativa e tretë: “protesta po dëmton turizmin.”

Kjo është narrativa me të cilën qeveria vet nuk duket se e merr seriozisht, sepse nuk mund ta marrë. Turizmi shqiptar nuk kërcënohet nga njerëzit që kërkojnë llogaridhënie. Kërcënohet nga betonizimi i bregdetit, ndotja, pasiguria juridike dhe shkatërrimi i trashëgimisë natyrore, pikërisht ato gjëra për të cilat protesta po flet. E për këto gjëra po flasin edhe turistë në shesh.
Narrativa e katërt: “protesta po pengon integrimin.”

Kjo është, ndoshta, e vetmja narrativë që meriton diskutim serioz sepse buron nga një keqkuptim i sinqertë, jo vetëm nga llogaritja politike. Bashkimi Europian nuk kërkon heshtje qytetare. Ai kërkon institucione që funksionojnë, drejtësi të pavarur dhe shoqëri civile aktive. Pikërisht shoqëri si ajo që sot qëndron në shesh.

Integrimin nuk e bllokon një protestë paqësore. E bllokon kapja e institucioneve, koncesionet abuzive dhe një sistem ku ligjet shkruhen sipas nevojave të kontratave.

Në shesh kanë dalë njerëz që nuk përballojnë dot koston e jetesës. Të rinj që nuk blejnë dot një shtëpi dhe prindër që shohin fëmijët t’ u largohen; sipërmarrës që goditen nga konkurrenca e padrejtë dhe banorë që ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja për qytetin e tyre. Të rinj e të moshuar që u ka ardhur në majë të hundës me "politikën e vjetër" dhe qytetarë të thjeshtë të cilëve, u erdhi turp të rrinë shtëpi/kafe.

Arsyet e sheshit janë të thjeshta, e të verifikueshme. Dhe fakti që propaganda zgjodhi t’i përgjigjet me komplotet e rajonit e të botës, dhe jo me to, tregon me saktësi matematikore çfarë nuk guxon ta thotë: se ka dëgjuar dhe se nuk ka përgjigje.

Pse, pas kaq javësh, njerëzit refuzojnë të ikin nga sheshi? Sepse askush ende nuk u ka dhënë një arsye bindëse për të ikur.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.