'Kush e turpëron dhe vjedh Shqipërinë?!'/ Këlliçi: Vendi turpërohet nga skandalet e Ramës, jo nga koncertet

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West, duke akuzuar qeverinë për shpërdorim të fondeve publike.
Këlliçi pretendon se janë përdorur 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve për organizimin e një koncerti privat, ndërsa ironizon faktin se, sipas tij, vende si Franca, Anglia dhe Gjermania kanë refuzuar artistin, ndërsa Shqipëria e ka pranuar.
Sipas deputetit demokrat, “turpërimi më i madh” është përdorimi i fondeve publike për një aktivitet që, sipas tij, është promovuar si sukses personal i kryeministrit, ndërsa shton se moszhvillimi i koncertit do të konsiderohej dështim politik.
Në reagimin e tij, Këlliçi vijon me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shpreur se ai e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë përmes një sërë çështjesh që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, përdorimin e fondeve publike dhe proceset zgjedhore.
Në përfundim të reagimit, deputeti i PD-së shprehet se, sipas tij, Rama “e turpëron vendin çdo ditë që qëndron në atë zyrë”, duke e akuzuar për vjedhje dhe skandale të shumta.
Postimi i Këlliçit:
Kush e turpëron dhe vjedh Shqipërinë?!
Qenka ngritur një kalorës dhe me dorën e tij e paska shpëtuar Shqipërinë nga turpërimi, duke lëvruar 4.2 milionë euro për një koncert privat.
Vende si Franca, Anglia apo Gjermania që kanë refuzuar Kaney West po jetojnë në turp të zi!!! Ne që e pranojmë duhet të ruajmë tani nderin, pasi biletat ngelën pa u shitur.
A ka turpërim më të madh se sa ky për një vend ku Kryeministri i heq nga taksat e shqiptarëve 4.2 milionë euro vetëm sepse e ka shitur koncertin si sukses të vetin, e mosmbajtja do shihej si dështim i tij?!
Edi Rama e ka turpëruar Shqipërinë më shumë se kaq në fakt. Emri i tij përmendet në gjyqe për krime të rënda nga McGonigal në Uashington, në Majemi, e në Bruksel për bandat e drogës.
E ka turpëruar Shqipërinë kur ka caktuar koordinator për krimin e organizuar, kur ka pritur në zyrë e dhënë liçensë kazinoje për njerëz të kartelit Sinaloa.
E ka turpëruar duke përdorur avion privat e duke pirë verë 33 mijë euro shishja, kur gjysma e popullsisë është në prag varfërie ekstreme.
E ka turpëruar Shqipërinë duke mos lejuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Edi Rama e turpëron vendin çdo ditë që qëndron në atë zyrë, me vjedhjet dhe skandalet e panumërta të tij!
Lexo edhe
POLITIKE
4 milionë euro për Koncertin e Kanye West, Rama sulmon protestuesit: Sorrat dhe korbat janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarir...

“Nuk ka më legjitimitet”/ Neomalsorja për Euractiv: Rama nuk është Shqipëria!

'Rama po 'djeg' 4 miliardë lekë për një koncert privat'/ Alimehmeti: Emergjencat mbeten pa fonde, qeveria i fik zjarret me degë peme

Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani nuk ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci

‘Rama ka humbur legjitimitetin’, Klodiana Lala: SPAK duhet të godasë zyrtarët e lartë dhe ‘të paprekshmit’





