Kush i çoi protestuesit dje në Rinas për t'i larguar nga Tirana dhe për t'i lodhur rrugëve!

Protesta e djeshme në Tiranë mori një kthesë të pazakontë kur turma e protestuesve u zhvendos nga qendra e kryeqytetit drejt autostradës Tiranë–Durrës dhe më pas në aksin që të çon drejt Rinasit.
Marshimi zgjati për rreth pesë orë, duke shkaktuar bllokime të gjata trafiku dhe tensione me forcat e policisë pranë rrugës së aeroportit.
Kjo lëvizje e papritur ngjalli reagime të ndryshme, duke ngritur dhe një pyetjen: Kush e mori vendimin që protestuesit të drejtoheshin drejt Rinasit dhe pse?
Në çdo protestë masive, zgjedhja e itinerarit të lëvizjeve nuk është rastësore.
Ajo përcakton jo vetëm ndikimin politik të protestës, por edhe energjinë e pjesëmarrësve.
Organizatorët e protestës dyshojnë se se ka persona të infiltruar, që prezantohen si policë dhe i drejtuan me plan drejt Rinasit.
Protestuesit kanë ngritur aludime se ata u orientuen drejt Rinasit nga persona të paidentifikuar, për ti lodhur nga marshimi që të shpërndaheshin më pas.
Kujtojmë se, rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit.
Më pas marshimi vijoi drejt aeroportit të Rinasit, ku qëndruan deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia vendosi kordon në mënyrë që protestuesit të mos arrinin në aeroportin Nënë Tereza.
Uniformat blu u bënë thirrje protestuesve që të mos bllokonin rrugën dhe se veprimet e tyre ishin të paligjshme.
Pas disa minutave rezistencë, qytetarët vendosën të largoheshin pas. Ky marshim u shënua pa incidente dhe konfrontim mes policisë dhe protestueve.
Lexo edhe
POLITIKE
Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Protestat masive për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Vetëm kështu do ta mposhtni Piktorin

Koçeku largohet nga PS, mblidhet me urgjencë kryesia dhe grupi parlamentar socialist

FOTO-LAJMI/ Tirana “zien”, Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

Prapaskenat e vendimit për largimin e Marjana Koçekut nga PS





