Rama: Nuk jap dorëheqjen, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029
Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për prot...
Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për prot...
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve t&eum...
Në një video-mesazh, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si ‘një sulltan të nj&...
Media britanike Britannia Daily i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa ...
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar ng...
Protestat që kanë tronditur Shqipërinë që nga fillimi i qershorit tashmë janë quajtur “Revolucioni i Flamingove&rdquo...
Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tas...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit teksa ka deklaruar se nuk pranon, siç u shpreh ai, “sharlatanë apo hipokritë” që...
Dy persona, pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, janë arrestuar nga Po...
Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individ&eu...

Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe një delegacion i ngushtë, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Përveç takimeve me udhëheqësit e Izraelit, pjesë e vizitës ishte dhe një fjalim që Edi Rama mbajti në Parlamentin e Izraelit, i njohur ndryshe si Knesset.
“Ende nuk jam plotësisht i sigurt që ndodhem vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar kësaj Dhome. Më duhet ta them që e kam të vështirë të besoj se e meritoj një vlerësim kaq të jashtëzakonshëm,” e hapi fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë.
Në Shqipëri, njoftimet zyrtare të qeverisë, por edhe mediat pranë saj e përcollën fjalimin e Ramës si historik.
“E në qoftë se Mossad-i nuk ju ka informuar plotësisht, po ju informoj unë që po më dridhen gjunjët,” iu tha Rama deputetëve izraelitë.
Por vizitat e shpeshta të Edi Ramës në Izrael kalojnë përmes lobimeve sekrete, por edhe financimeve okulte. Teksa qeveria propagandonte fuqishëm nderin e madh që iu bë Edi Ramës në Izrael, rrjeti investigative BIRN zbuloi se kryeministri shqiptar udhëtoi në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave, Sam Bankman Fried, një sipërmarrës amerikan i dënuar për mashtrim dhe pastrim parash.
BIRN e pyeti zyrtarisht kryeministrin se kush e pagoi avionin luksoz, me të cilin ai fluturoi në Jerusalem. Por më kot.
“Udhëtimi në Izrael ka pasur edhe elemente të mirëkuptueshme sigurie të veçantë dhe transporti ka qenë pjesë e këtyre elementëve,” tha ai, nëpërmjet një zëdhënëseje. “Shpenzimet nuk janë mbuluar nga qeveria shqiptare,” u përgjigj Rama, pa specifikuar se kush i kishte mbuluar ato.
Qeveria e Izraelit gjitashtu nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN nëse ishte ajo që e kishte paguar fluturimin e kryeministrit shqiptar për në Tel Aviv.
Por tashmë sekreti është zbuluar. Kapitali ka mësuar se avioni superlukzon Bombardier 500, me të cilin Edi Rama udhëtoi në Izrael dhe u kthye sërish në Shqipëri, u pagua nga Tzachi Nachmias, një biznesmen izraelit, pasuria e të cilit vlerësohet në 1.5 miliardë euro.
Mjafton vetëm fakti që kryeministri shqiptar pranon financime nga aktorë të huaj privatë për të qenë një skandal i madh, i cili duhet të vërë në lëvizje gjithë shtetit. Por në këtë rast ka edhe më shumë.
Tzachi Nachmias është një manjat izraelit me interesa në teknologjinë e informacionit, ndërtimin e Data Centerave dhe pasuritë e patundshme. Në disa prej kompanive të tij ai është ortak me Sani Sanilevich, një emër jo i panjohur në Shqipëri.
Zoti Sanilevitch është konsulli i nderit të Shqipërisë në Izrael dhe mik i ngushtë i Edi Ramës, deri në pikën që kryemiistri shqiptar ka qenë i ftuar në fermën e tij private në Izrael. Paralelisht Sanilevich është duke ndërtuar me shpejtësi një rrjet të madh interesash biznesi në Shqipëri.
Ai është aksioner në bankën e parë dixhitale në Shqipëri. Po kështu, mediat në Izrael kanë bërë të ditur se Sanilevich është duke planifikuar ndërtimin e një spitali në Shqipëri, Data Centera si dhe resort bregdetar.
Nuk dihet nëse pjesë e investimeve të Sanilevich në Shqipëri është edhe ortaku i tij, që pagoi avionin e kryeministrit shqiptar. Por në Izrael, Sanilevich dhe Nachmias bëjnë biznes miliardash bashkë.
Kompanitë Sanilevich Real Estate and Enterprises, të kontrolluara nga Sanilevich, dhe Effie Properties, të kontrolluara nga Nachmias, zotërojnë secila 50% të një projekti të madh pasurish të patundshme që gjeneron të ardhura në Neve Neeman Park në Hod Hasharon. Ky është një projekt për një ndërtesë zyrash me vlerë rreth 175 milionë euro, i cili mund të zgjerohet gjithashtu.
Lobimet okulte të Edi Ramës në Izrael janë duke dalë gradualisht në pah, teksa mediat në Izrael dhe ato në Shqipëri zbulojnë detaje hap pas hapi, nga vizitat private që kryeministri bënë tek miqtë e tij në Izrael, e deri tek financimet e dyshimta që pranon prej tyre.
Por këto financime nuk vijnë pa kosto për shqiptarët. Pasi të njëjtit biznesmenë janë duke kryer investime të mëdha në Shqipëri./kapitali
Protestat që kanë tronditur Shqipërinë që nga fillimi i qershorit tashmë janë quajtur “Revolucioni i Flamingove&rdquo...
Pamjet e shpërndara një ditë më parë, ku njerëz këndonin, vallëzonin e festonin mbi rrënojat e natyrës shqip...
Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tas...
“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.” Kjo ka qenë një nga pankartat që ka tërhequr vë...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit teksa ka deklaruar se nuk pranon, siç u shpreh ai, “sharlatanë apo hipokritë” që...
Rama me të gjithë matufët qe e rrethojnë flasin për agjentura greke që po luftojnë turizmin shqiptar. Po çfarë...
Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individ&eu...
Edi Rama ka reaguar për polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”, një projekt ku janë përfshirë 60 arkitekt...
Pertej çfarë po ndodh me Sazanin, Limionin, Shëngjinin, Porto Palermon, baza detare të Shqiperisë, ka edhe më. Ky ësht&eu...
Në ditën e 28-të të protestësm thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’ nuk dëgjohen çdo mbrëmje vetëm ...