Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë?
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, n&...
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel ...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe staf...
Roberto Galanti, së bashku me mikun e tij Gian Pietro Tonti, u hodh menjëherë në ujë për t’i shpëtuar. “A...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të formës së prerë një konflikt të gjatë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze Bankers Petroleum.
Gjykata me seli në Paris vendosi që Bankers kishte fryrë shpenzimet me 236 milionë dollarë kosto të pajustifikuara për vitin 2012.
"Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit," deklaroi ministria e Energjisë përmes një deklarate zyrtare, menjëherë pas vendimit të arbitrazhit.
Ky ishte një vendim, i cili ndryshonte llogaritë financiare mes Bankers dhe shtetit shqiptar me qindra milionë dollarë.
Përjashtimi i 240 milionë dollarëve nga kostot që Bankers kishte deklaruar në bilancin e vitit 2012, nuk ndryshonte vetëm treguesit e bilancit të 2012-ës, por edhe ato të të gjitha viteve më pas.
Tatim fitimi
I gjithë thelbi qëndron tek formula se si llogaritet tatim fitimi që Bankers duhet të paguajë në shtet. Sipas kontratës koncesionare të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, Bankers Petroleum lejohet të shfrytëzojë vendburimin pa paguar tatim-fitimi (prej 50%) deri në momentin që kompania të rekuperojë plotësisht të gjitha kostot dhe investimet e kryera në vendburimin e Patos Marinzës.
Pika kur të ardhurat rekuperojnë këto shpenzime materializohet përmes një koefiçenti të shprehur me formulë në marrëveshjen konçesionare, që quhet faktori R. Për sa kohë faktori R qëndron nën 1, pra të ardhurat nga shitja e naftës qëndrojnë më të vogla se shpenzimet totale, Bankers nuk paguan asnjë lek tatim fitimi, por paguan vetëm rentën minerare.
Kjo është që ajo që ka ndodhur deri më sot. Pas plot 22 vitesh shfrytëzim të fushës së Patos-Marinzës, Bankers nuk ka paguar asnjë lek tatim fitimi, për shkak se faktori R ka qenë gjithmonë më i vogël se 1. Pra, të ardhurat nga shitja e naftës nuk kanë barazuar akoma shpenzimet totale të deklaruara.
Por vendimi i arbitrazhit e ndryshon krejtësisht situatën. Shteti shqiptar duhet të rillogarisë bilancin e vitit 2012 të kompanisë përmes heqjes nga kostot e njohura të 236 milionë dollarëve dhe më pas duhet të rillogarisë faktorin R, jo vetëm për vitin 2012, por për të gjithë vitet më pas.
Me pak fjalë me llogaritë e reja, Bankers duhet të paguajë tatim fitimi, i cili në vlerë progresive për 14 vitet pas 2012-ës mund të shkojë që qindra milionë dollarë. Por kjo nuk ndodh. Qeveria shqiptare ka harruar të bëjë llogaritë dhe të fillojë mbledhjen e tatim fitimit, i cili është me vendim të formës së prerë të arbitrazhit dhe nuk kontestohet dot askund nga kompania.
"Harresë" miliardash
Kjo është një harresë miliarda lekë ose qindra milionë dollarë, para të cilat duhet të ishin tashmë në buxhet. Siç e pati thënë dhe kryeministri me triumfializëm, kjo ishte një fitore e madhe.
"Ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën," tha Rama një vit më parë.
Vendimi i arbitrazhit ka marrë formën e prerë që në qershor të vitit 2024. Përgjatë kësaj kohe, qeveria dhe shteti shqiptar ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të llogaritur treguesit e rinj financiar në bilancet e Bankers si dhe për të mbledhur tatim fitimin që del nga vendimi i arbitrazhit.
Por ministria e Energjisë dhe as ajo e Financave nuk kanë filluar as sot të bëjnë llogaritë. Këtu po konsumohet një falje e heshtur, e cila mund të shkojë deri në 300 milionë euro.
Në rast se kompania vendos që një ditë të largohet, dhe kjo nuk është shumë çudi, ato para do të avullojnë dhe nuk do të mblidhen asnjëherë.
E gjitha kjo nuk është një harresë qypash, edhe pse qypa Rilindja ka me bollëk nga Energjetika tek Financat. Dikush po bën pazar me Bankersin në kurriz të shqiptarëve. Pazar kriminal. /Kapitali/
Projekti i ashtuquajtur "Shteti Bektashi" nuk ka ardhur si një nevojë e komunitetit fetar, por si një lëvizje e mirëmenduar për t&...
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes gazetarit Arjan Konomi dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate p&eum...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e ndodhur në Pustec...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kritikuar mosekzekutimin e himnit shqiptar në një aktivitet në...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj shifrave të sektorit bujqësor, duke denoncuar hendekun e thellë ndërm...
Mediat ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit Flamingo në Shqipëri. Televizioni publik austriak ...
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Beratin, Lefter Maliqi, përmes rrjeteve sociale ka reaguar mbi disa deklarata të kryeb...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje n...
Gjatë protestave që vazhdojnë në rrugët e Tiranës dëgjohet shpesh kënga Seven Nation Army. E shkruar nga White Stripes...