Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot...
POLITIKE

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

P
Piranjat22 June 2026, 13:16 · 2 min lexim
Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.

Kërkesa mban firmën e kryetarit Gazment Bardhi, ndërsa në të listohen 20 shqetësime të evidentuara nga Parlamenti Evropian, të cilat kërkojnë një trajtim të menjëhershëm nga Kuvendi.

Ndër pikat e evidentuara nga PE, përmendet edhe paralajmërimi i Komisionit Evropian ndaj Shqipërisë për veprime që mund të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit europian, në lidhje me projektin e resortit në Zvërnec, i cili nxiti edhe protestat kundër qeverisë.

“PE thekson se Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e protestave të vazhdueshme kombëtare lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave.

Mbështet kritikat e Komisionit në këtë drejtim dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një kusht paraprak për anëtarësimin në BE.”, thuhet në dokument.

Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu shqetësimin në lidhje me zhvillimin brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke theksuar se janë pasoja të ndryshimeve ligjore që lejojnë zhvillime turistike brenda territoreve të mbrojtura.

Për këtë arsye, Parlamenti Evropian i bëri thirrje autoriteteve  të vendosin menjëherë një moratorium për çdo leje të re ndërtimi, punim apo projekt zhvillimor në zonat e mbrojtura, derisa të rishikohen ndryshimet ligjore të kundërshtuara nga institucionet evropiane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.